Malësia e Madhe eksport 5 mijë ton 
bimë medicinale në vit, lider në vend

Malësia e Madhe eksport 5 mijë ton <br />bimë medicinale në vit, lider në vend
MALESI E MADHE - Malësia e Madhe zë vendin e parë për sasinë e kultivimit dhe grumbullimit të bimëve medicinale, kjo edhe për shkak të traditës së banorëve të  kësaj zone. 

"Vitin e kaluar janë eksportuar nga qarku, kryesisht në zonën e Malësisë së Madhe rreth 5 mijë ton dhe prodhimi, përpunimi, tregtimi janë të garantuara, tregu është i garantuar, kryesisht në SHBA 80% ndërsa 20% në Francë dhe Gjermani dhe kërkesat janë të mëdha për këtë kulturë, pasi medicinalet që kultivohen kryesisht në rrethin e Malësisë së Madhe janë të një cilësie të lartë dhe ka kërkesa të larta.” tha Mustafe Kraja, Drejtori i Bujqësisë

Keto bimë përcaktojnë një pjesë të fatit jo vetëm te banorëve këtu, por edhe larg. Sherbela dhe Livando përbëjnë biznesin kryesor në Malësinë së Madhe. Kultivimi dhe rritja e bimëve medicinale kërkon përkushtim për të pasur sukses më vonë dhe garanci në jetëgjatësinë e saj.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024