Festa e Abaz Aliut në Malin e Tomorit ka mbledhur mijëra besimtar, por krahas kësaj festë vitet e kaluara ka pasur edhe problematika të cilat kanë pasur ndikim mjaft të madh në opinionin publik.
Shkak për këtë ka qenë therja e bagëtive e cila bëhej në mes të njerëzve dhe pa asnjë lloj kriteri, por kete vit Baba Aliu duket se ua ka 'mbledhur' kasapëve.
Gjatë ditëve që zhvillohet festa e Abaz Aliut në teqenë e Kulmakut në Malin e Tomorit , therjet e bagëtive kanë arritur një shifër prej 7 mijë.
Pelegrinë te ardhur nga gjithë Shqipëria dhe mbarë bota shkojnë për të bërë kurban si dhe ritet që duhet të kryejnë pelegrinët.
Krahasuar me vitet e tjera ku kafshët priteshin në sy të njerëzve, këtë herë prerja e kurbaneve është bërë në mënyrë më të kontrolluar, duke i vendosur në një vend të caktuar, ku të gjithë ata që donin të prisnin kurbanet ta bëjnë atë në një vend.
Teqeja ka krijuar një vend për tu groposur te brendshmet që krijohen nga therjet.
Ka edhe nga ata që bëjnë therjet ndërkohë që mbetjet shtazore i hedhin në teren të hapur. Por ajo që mbetet problematike për këtë festë pelegrinazhi është rruga e cila është tërësisht e amortizuar.
Pavarësisht të ardhurave të shumta që vijnë nga pelegrinët, deri tani administratoret e teqes së Skraparit nuk e kanë parë të arsyeshme investimin në këtë rrugë.
Pelegrinët shprehen të shqetësuar për lënien e rrugës në këtë gjendje.
Për sistemimin dhe asfaltimi rrugës prej vitesh është kërkuar edhe ndihma e shtetit, por deri tani nuk është marrë asnjë masë.
[gallery]23583[/gallery]
Redaksia Online
D.T.Shqiptarja. com
/Shqiptarja.com

VIDEO