PRISHTINË - Mali i Zi ka hapur ambasadën e tij në Kosovë. Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka pritur sot Radovan Milaniçin, i cili ka dorëzuar letrat e emërimit në pozitën e të ngarkuarit me punë në Ambasadën e Malit të Zi në Kosovë.
Siç bën të ditur "Koha Ditore", gjatë takimit ministri Hoxhaj ka vlerësuar bashkëpunimin bilateral ndërmjet dy shteteve, duke shprehur vullnetin e Republikës së Kosovës për fuqizimin e këtyre marrëdhënieve me Malin e Zi në shumë fusha”, thuhet në një njoftim të MPJ-së.
Hoxhaj ka bërë të ditur se së shpejti edhe Kosova do të caktojë përfaqësuesin e saj diplomatik në Mal të Zi, duke e vlerësuar shumë të rëndësishëm për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve fqinje, funksionalizimin e misioneve diplomatike në dy kryeqytetet.
Milaniç ka shprehur përkushtimin e tij që gjatë punës në Kosovë do të jetë në shërbim të fuqizimit të marrëdhënieve dhe shkëmbimeve të gjithanshme ndërmjet dy shteteve.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com