Mali i Zi dëbon djalin e narkobosit
nga Kosova, Naser Kelmendi

PODGORICË - Liridon Kelmendit djali më i ri i narkobosit ballkanik me origjinë nga Kosova, Naser Kelmendit, siç e cilësohet ai nga mediat e Malit të Zi, i është dorëzuar vendimi për humbjen e të drejtës së qëndrimit në këtë shtet.
 
Vendimi, sipas medieve të Podgoricës është marrë nga policia me urdhër të ministrit të Brendshëm, Rashko Konjevic. Kelmendi u arrestua para dy netësh në Ulqin, ku u dënua me 530 euro për kundërvajtje.
 
Nëse brenda 48 orësh nuk e lëshon vetë territorin e Malit të Zi, Kelmendi do të deportohet. Sipas njoftimeve, atij i është ndaluar hyrja në Mal të Zi gjatë dy vjiteve të ardhshme.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti