Mali i Zi, deputeti shqiptar rrezikon
burgun për “Shqipërinë Natyrale”

Mali i Zi, deputeti shqiptar rrezikon<br />burgun për “Shqipërinë Natyrale”
PODGORICË - Peticionin për Shqipërinë Natyrale deri më tani e kanë nënshkruar 37 deputetë. Kjo nismë është mbështetur edhe nga deputetë shqiptarë të Parlamentit të Maqedonisë dhe Malit të Zi.
 
Ndryshe nga Maqedonia, peticioni i iniciuar nga analisti Koço Danaj “Shqipëria Natyrale” ka nxitur tension në Mal të Zi dhe mund t’i kushtojë një deputeti shqiptar deri në 15 vjet burg.
 
Sipas mediave malazeze, tensioni është ngritur pasi Vasel Sinishtaj, udhëheqës i Partisë Iniciativa Qytetare, deputet në Kuvendin e Malit të Zi dhe pjesë e qeverisë malazeze, ka thënë se “do ta nënshkruajë peticionin”.
 
Sinishtaj mund të përballet me 15 vjet heqje lirie për deklaratën e tij, nëse Zyra e Prokurorit mund të iniciojë procedurën me akuzën për rrezikimin e integritetit territorial të Malit të Zi.
 
Sinishtaj është shprehur se ai do t’i përgjigjet thirrjes së Prokurorisë, nëse ajo ka një arsye të fortë për të nisur një hetim të këtij lloji.
 
Ai ka shpjeguar se deklarata e tij se do të nënshkruajë peticionin për rishikimin e kufijve, nuk do të thotë se e mbështet atë.
 
Ndërkohë, ende nuk janë bërë publikë emrat e deputetëve shqiptarë të Parlamentit të Maqedonisë për të cilët besohet se e kanë nënshkruar të njëjtin peticion.
 
Nga BDI, PDSH dhe RDK preferojnë të heshtin lidhur me pretendimin se anëtarët e Parlamentit të Maqedonisë e kanë nënshkruar peticionin.
 
Situata në Mal të Zi, mund t'i detyrojë ata t'i tërheqin nënshkrimet e tyre, ose në të kundërtën mund të përballen me drejtësinë, sipas skenarit malazez, gjoja kanë cenuar e integritetit territorial të Maqedonisë.
 
Ndryshe, deri në nëntor të këtij viti mbi 1 milion nënshkrime do t’i dorëzohen Uashingtonit, Berlinit, Vjenës, Parisit, Londrës dhe Brukselit, ku do të pasqyrohet vullneti i shqiptarëve në të gjitha trojet ku jetojnë si dhe i diasporës shqiptare në perëndim, që shqiptarët e Ballkanit Perëndimor të jetojnë në një shtet të vetëm, me kryeqytet Tiranën.

Marrë nga "Koha Ditore"

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
 

 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Holanda i jep leje Ukrainës t’i përdorë F16-shat në territorin rus

Holanda i jep leje Ukrainës t’i përdorë F16-shat në territorin rus