Mali i Zi dhe procesi i integrimeve europiane

Mali i Zi dhe procesi i integrimeve europiane

Mali i ZI, flamuri

Analistët vlerësojnë se në Mal të Zi duhet të ketë një mirëkuptim për çështjet e interesit kombëtar dhe një përshtatje me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian.

Ish kryeredaktori i gazetës malazeze “Zid” dhe “Liberal” dhe analisti, Xhevdet Pepiq, vë në dukje, se qeveria malazeze nuk është e përgatitur për integrimet evropiane.

“Kjo qeveri, si ata të mëparshmet, nuk është e përgatitur për integrimet evropiane, pasi me një sistem të këtillë të vlerësimit nuk siguron ndonjë ardhmëri të qartë”, tha zoti Pepiq.

Analisti Nikollë Berishaj vlerëson se mbështetja e Brukselit zyrtar më shumë është rrjedhojë e situatës në Ukrainë dhe situatës aktuale gjeopolitike në rajon.

“Këtë mbështetje më shumë ia adresoj këtë interesim të BE-së situatës në Urainë dhe situatës gjeopolitike në rajon. Vonesat që janë bërë në integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor më shumë ka qenë vonesë e BE-së, sesa dëshirë e shteteve në fjalë”, tha zoti Berishaj.

Zoti Berishaj, ndërkaq shpreh rezerva të theksuara për riorganizimin e qeverisë me partitë pro-serbe dhe pro-ruse.

“Riorganizimi me katër ministra të ardhshëm që kanë propagandën e Kishës Ortodokse Serbe që nuk e pranon Malin e Zi si shtet dhe që nuk e pranon kombin dhe kishën malazeze do të jetzë një hap mbrapa apo së paku një stagnim në këto integrime dhe nuk jam entuziast për një gjë të tillë, “ tha zoti Berishaj.

Në këtë kuadër edhe Zoti Pepiq e sheh si jo efikase riorganizimin e qeverisë me forca tjera politike.

“Riorganizimi i qeverisë paraqet një ngarkesë edhe më të madhe financiare për institucionet dhe nuk garanton ndonjë sukses në politikën e brendshme dhe të jashtme të vendit”, tha zoti Pepiq.

Zoti Berishaj e konsideron si lojë politike të qeverisë qëndrimin jo të qartë të kryeministrit malazez për Rezolutën e Srebrenicës.

“Edhe kjo lojë e kryeministrit Spajiq se nuk do ta sponsorizojë , por do ta votojnë është më tepër është pasojë e trysnisë se sa vullneti i tyre”, tha zoti Berishaj.

Edhe zoti Pepiq vlerëson se me çështjen e Srebrenicës qeveria nuk është transparente dhe po manipulon opinionin publik.

“Me këtë çështje qeveria malazeze po manipulon në masë të madhe opinionin dhe ka mjaftë jotransparencë. Kryeministri Spajiq në këtë çështje duhet të jetë shumë i qartë dhe konkret”, tha analisti Xhevdet Pepiq./Voa

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë