Qeveria e re e Malit të Zi synon që vendi të bëhet një destinacion tërheqës dhe i sigurt gjatë sezonit të verës, në të cilin virusi është vënë nën kontroll, është shprehur kështu ministri i ri i jashtëm Djordje Radulovic.
"Ne nuk do ta zhdukim plotësisht koronavirusin, por do të kemi nën kontroll disa zona të vogla të nxehta, që do të thotë që turistët mund të vijnë nga Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Rusia dhe ata do të jenë të sigurt dhe të shëndoshë në vendin tonë, plotësisht të lirë për të shijuar pushimet e tyre, "tha ai.
Mali i Zi mbylli kufijtë e tij për turistët në Mars 2020 pasi u zbulua rasti i tij i parë i COVID-19, duke i dhënë një goditje të rëndë ekonomisë. Në maj, Mali i Zi kishte zero raste të regjistruara por deri në nëntor ai ishte vendi i dytë më i goditur në Evropë në raport me popullsinë e tij, me më shumë se 30,000 të tilla. Gjatë sezonit turistik të huajve iu lejua që të kalojnë pushimet atje vetëm nëse ata kishin një test negativ në hyrje, ose karantinim dy javor për ata që nuk munden . Megjithatë numri i turistëve ka rënë me gati 80%, gjatë 2020.
Në janar 2021, qeveria e re e vendit hoqi kërkesën për një rezultat negativ të testit, duke u bërë një nga vendet e pakta në mbarë botën që lejojnë udhëtime të pakufizuara gjatë pandemisë COVID-19. Që nga 25 janari, shtetasit britanikë nuk janë përfshirë në rregulloret e reja për shkak të llojit të ri të koronavirusit që është zbuluar në vend. Vendi edhe pse nuk ka nisur ende vaksinimin, ministri Raduloviç tha se procesi do të nisë në javët e ardhshme. Ai fajëson ish-qeverinë, e cila midis gushtit dhe dhjetorit nuk u mundua për të siguruar furnizime.
/B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38%
-
Jo
53.4%
-
Nuk e di
8.6%
Vota total: 2561
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar
24 Nëntor, 20:33
-
Mirela Kumbaro për 'Radio Evropa e Lirë': Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
24 Nëntor, 18:13
-
'Çifti nga qyteti' që zgjodhën për të investuar në Zhulat të Gjirokastrës, Rama: 'Paketa e Maleve', mbështetje për turizmin
23 Nëntor, 09:49
-
Abazoviç: Roli i Shqipërisë, i rëndësishëm për stabilitetin në rajon
16 Nëntor, 15:48
-
' Pagat në turizëm, konkurruese me Athinën!' Rama platformë me ofertat e tregut për emigrantët: Çmenduri të rrish në ndërtim në Greqi, kur rrogat këtu janë super
16 Nëntor, 09:50
-
SHIFRAT/ Fitimi bruto i bizneseve vjet mbi 3.4 mld euro! ‘Trofeun’ e merr turizmi, por bizneset prodhuese më fitimprurëse
9 Nëntor, 18:27
-
Rregullat e reja për sezonin veror 2025/ Kumbaro: Prioritet plazhet publike, bashkitë riorganizojnë dhe menaxhojnë hapësirat! Më 15 nëntor hapet aplikimi
6 Nëntor, 13:01
-
Vjeshta në Lepushë dhe Vermosh, pamje mahnitëse nga fshatrat turistikë mes Alpeve! Pronarët e bujtinave: Kemi turistë, por s’ka kush u shërben
4 Nëntor, 15:16
-
Shkëlqimi dhe fundi pa lavdi i ‘Turizmit të Ri’ të Kukësit
4 Nëntor, 11:26
-
Turizmi, Rama: Jemi rritur me 3.2 milion udhëtarë përmes TIA! Tetori arriti në 942 mijë pasagjerë, 47% më shumë se vjet
2 Nëntor, 21:24
-
Ballkani hyn më shpejt në BE?/ Von der Leyen: Përfiton prej tensioneve gjeopolitike
31 Tetor, 17:15
-
SHBA sanksionon firmat serbe dhe malazeze për shkak të mbështetjes të luftës së Rusisë
31 Tetor, 15:50
Sa i bukur Kotorri i Mbrtneshes Teuta!..hej MalCi e Bjeshkëve të Bekuara,kush t'ka lanë me fol Serbisht...!
Përgjigju