Mali i Zi i interesuar për të gjetur
zgjidhje për Demarkacionin

Mali i Zi i interesuar për të gjetur<br />zgjidhje për Demarkacionin
Zyrtarët malazezë shprehen të interesuar për një zgjidhje sa më parë të çështjes së demarkacionit të kufirit me Kosovën.
 
Autoritetet e Podgoricës theksojnë se çështja e kufirit nuk mund të ndikojë në marrëdhëniet dypalëshe mes Malit të Zi dhe Kosovës dhe se Mali i Zi është i gatshëm të mbështesë Kosovën që procesi të përmbyllet.
 
Ata theksojnë se demarkacioni është bërë mbi bazën e të dyja palëve përkatëse.
 
Presidenti i Malit të Zi, Filipe Vujanovic ka thënë se ratifikimi i kufirit është në interes të qytetarëve të Kosovës, pasi nga kjo varët liberalizmi i vizave.
 
“Ne po presim me durim që Kosova të vendos për ratifikimin e demarkacionit, pasi interesi i Kosovës varët nga kjo”, tha Vujanovic. /VOA


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë