Pas ftesës zyrtare që NATO, ka bërë ndaj Malit të Zi, ka reaguar Moska. "Zgjerimi i vazhdueshëm i NATO-s në lindje, natyrisht, vetëm mund të çojë në veprime nga pala ruse për arsye sigurie", tha zëdhënësi i Putinit, Dmitri Peskov.
Për Presidentin e Komitetit të Mbrojtjes së Senatit rus, Viktor Ozerov, "Mali i Zi sot bëhet për Rusinë një vend që është kërcënim i mundshëm ndaj sigurisë së saj. Sipas tij nëse Mali i Zi anëtarësohet në NATO, atëherë Rusia do të ndërpresë shumë projekte të përbashkëta, përfshirë dhe ato në fushën e bashkëpunimit ushtarak-teknik.
Ndërsa sipas kryeministrit të Malit të Zi, anëtarësimi në NATO është një hap i rëndësishëm për stabilitetin e ballkanit.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com