Mali i Zi regjistron 5 të infektuar me variantin 'Omicron'! 1,812 raste aktive me COVID, 2 viktima në 24 orët e fundit

Mali i Zi regjistron 5 të infektuar me variantin 'Omicron'! 1,812 raste aktive me COVID, 2 viktima në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

Mali i Zi ka regjistruar zyrtarisht pesë raste me variantin ‘Omicron’ të koronavirusit. Të gjithë të infektuarit mësohet se kanë simptoma të lehta. Dyshimet e para u konstatuan më 4 dhjetor në një familje në fillim të këtij muaji. Pas dyshimeve, rastet e kontaktit me këtë familje u izoluan.

Mali i Zi ka regjistruar në 24 orët e fundit 187 raste të reja me koronavirus dhe dy viktima. Në të gjithë vendin mësohet se janë 1,812 raste aktive me COVID, më së shumti në Podgoricë.

42.8 për qind e popullatës janë të vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës ndërsa rreth 10.5 për qind e qytetarëve janë imunizuar me dozën e tretë. Ministria e Shëndetësisë paralajmëroi gjithashtu kontrolle të intensifikuara të zbatimit të masave në këtë fundjavë, veçanërisht në qendrat turistike dimërore.

Ata do të kontrollojnë posedimin e Certifikatës Kombëtare Digjitale për COVID në ambientet e hotelierisë dhe në vende të tjera ku mblidhen një numër i madh njerëzish, si dhe nëse shkelet ndalimi për organizimin e dasmave dhe festimeve të tjera private.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?



×

Lajmi i fundit

Berat Gjimshiti: Të udhëhiqja Kombëtaren ishte unike, na mungoi fati

Berat Gjimshiti: Të udhëhiqja Kombëtaren ishte unike, na mungoi fati