Shoqata malazeze e prodhuesve të qumështit kërkon rritje të çmimit të qumështit për shkak të rritjes së çmimit të foragjereve. Negociatat me blerësit dhe ministrinë përkatëse nuk sollën rezultate deri më sot, prandaj shoqata ka paralajmëruar se do të pezullohet furnizimi me qumësht në vend.
“Negociatat janë shtyrë sepse ministrat po udhëtojnë në vendet e rajonit, për shkak të importit të miellit dhe foragjereve të koncentruara. Vendosëm të presim takimin dhe të shohim se çfarë do të ndodhë. Ne kemi vendosur që nga nesër të pezullojmë dërgesën e qumështit në qumështoret dhe fabrikat e djathit për t’ia vënë në dukje këtë problem si shtetit ashtu edhe qeverisë”, tha Vlado Lakiq nga Shoqata e Blegtorive “Danilovgrad” në emisionin “Mirëmëngjes Mali i Zi”.