Mali i Zi/ Sistemi shëndetësor në prag të kolapsit për shkak të COVID-19

Mali i Zi/ Sistemi shëndetësor në prag të kolapsit për shkak të COVID-19

Foto ilustruese

Muaji shkurt në Mal të Zi vazhdon të shënojë rritje të rasteve të të infektuarve me koronavirus, shtimit në numrit në spitale por edhe rasteve të vdekjeve.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, nga fillimi i pandemisë deri tani në Mal të Zi janë regjistruar 66.234 të infektuar me koronavirus dhe 852 persona kanë humbur jetën. Situata me infekstionet e reja nga COVID-19 në Mal të Zi po përkeqësohet me ritme të shpejta, veçmas në qytetet siç janë: Podgorica, Budva, Herceg Novi, Tivati dhe Cetinja. Ndërkohë ende nuk ka nisur vaksinimi dhe me gjasë furnizimi me vaksina mund të zgjasë me javë.

Numri i të infektuarve është rritur dukshëm edhe në komunën e Ulqinit. Nëse nuk veprohet me urgjencë dhe nuk ndërmerren masa të ashpra sistemi shëndetësor mund të ballafaohet me kollaps, pasi dhe vetë mjekët dhe personeli i ndihmës mjekësore janë të infektuar me koronavirus. Nisur nga situata e rënduar është mbledhur grupi punues për kontroll dhe parandalimin e sëmundjes Covid-19, i cili  ka analizuar situatën në vend me theks të veçantë në qytetin e Budvës dhe ka konstatur që në metropolin e turizmit situata është jashtëzakonisht e rëndë.

Masat e përgatitura

Trupi punues ka përgatitur një sërë masash, që ia ka dërguar për shqyrtim komisionit përkatës dhe këshilllit të veçantë pranë qeverisë. Qeveria shpall masa të reja. Ndërkaq kryetari i Budvës Marko Careviq kërkon nga Qeveria që të merren masa urgjente, sepse në të kundërtën siç thotë ai, mund të dështojë sezoni turistik i këtij viti. Nga Budva propozohet shtrëngimi i masave në qytet. Mbyllja 15 ditëshe e bareve, restoranteve, palestrave, hoteleve, shkollave dhe kopshteve. 

Situata me koronavirus është keqësuar edhe në komunën e Ulqinit. Kjo sipas autoriteteve lokale për shkak të infektimit masiv të nxënësve të shkollës së mesme "Vëllazërim Bashkim”, që kanë rezultuar pozitiv pas ekskursionit në qendrën e skijimit në Zhablak. Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiç në një deklaratë për Deutsche Welle-n  shprehu shqetësim për rrtijen e numrit të infeksioneve, sepse Ulqini në krahasim me qytetet e tjera të Malit të Zi ka pasur një numër të ulët të infektuarish. Ai insiston në marrjen e masave më të ashpra në këtë insitucion shkollor si edhe në tërë teritorin e komunës së Ulqinit.

Opozita kritikon

Opozita dhe një grup qytetarësh kërkojnë dorëheqjen e ministres së Shëndetësisë. Partitë opozitare kërkojnë një mobilizim të përgjithshëm për tejkalimin e situatës së krijuar. Sipas tyre situata është alarmante. Opozita kërkon dorëheqjen e minsitres së Shëndetësisë, Jelena Boronoviç - Bojoviç për - siç thonë ata - paaftësi në menxhimin e situatës nga koronavirusi. Ndërkohë edhe 5.000 qytetarë me anë të një peticioni  kërkojnë dorëheqjen urgjente të  ministres së Shëndetësisë për - siç thonë ata - neglizhencë dhe rrezikimin e shëndetit publik në momentin kur pandemia çdo ditë po merr jetë njerëzish. 

Ata janë të revoltuar edhe për faktin që komisioni parlamentar refuzoi kërkesën e  deputetes së Partisë Socialdemokrate Draginja Vuksanoviç-Stankoviç që ministrja të dalë në interpelancë dhe të njoftojë parlamentin mbi arsyet përse po vonohet sigurimi i vaksinës në Mal të Zi. Edhe pse në konferencën me gazetarë të 15 janarit por edhe në paraqitje të shumta, ministrja e Shëndetësisë Bojoviç ka deklaruar  që vaksinimi në Mal të Zi do të filloj ënë fund të janarit ose në fillim të shkurtit, vaksinat ende po vonojnë. 

Informacioni i fundit vjen nga Instituti i Barnave në Mal të Zi, ku thuhet që kompania Astra Zeneka ka dorëzuar kërkesën për regjistrimin e vaksinës kundër kornavirusit në Mal të Zi . Nga Instituti thonë, se ky proces mund të përfundojë brenda 30 ditëve, kështu që  vaksinimi në Mal të Zi mund të vonojë me  ditë e mbase edhe javë të tëra./ DW

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?