Mali i Zi voton presidentin, Exit Polls: Gjukanoviç fiton garën me 53,4 % të votave

Mali i Zi voton presidentin, Exit Polls: Gjukanoviç fiton garën me 53,4 % të votave

Malazezët gjatë votimit

Sot janë zhvilluar zgjedhjet presidenciale në Malin e Zi, sipas njoftimeve paraprake të mediave lokale pjesëmarrja ka qënë 64% në zgjedhje. Kandidati më favorit ka qënë ish-presidenti Milo Gjukanoviç, i cili garon përballë 6 kandidatëve të tjerë. Shqiptarët e Malit të Zi kanë paralajmëruar votën e tyre pro tij.

Zgjedhjet në shtetin fqinj janë mbyllur në orën 20:00. Exit Polls nxjerrin fitues ish-presidentin Milo Gjukanoviç me 53,4 % të votave, ndërsa kandidati konkurent Bojaniç me 34%, Vuksanoviç 7.9% të votave.

Pritet që sonte të nisë fitorja nga ish-presidenti Gjukanoviç. Ai ka qënë deri në 2016 kryeministër i Malit të Zi. Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2013 pjesëmarrja në zgjedhje ishte 58%, ndërsa në 2016 në zgjedhjet parlamentare  morën pjesë 70.9% të votues.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!