Mali i Zi zgjedh sot Presidentin, favorit Milo Gjukanoviç

Mali i Zi zgjedh sot Presidentin, favorit Milo Gjukanoviç

Ish-presidenti Milo Gjukanoviç

Në Mal të Zi mbahen sot zgjedhjet presidenciale. Kandidat më favorit është ish-presidenti Milo Gjukanoviç, i cili garon përballë 6 kandidatëve të tjerë. Shqiptarët e Malit të Zi kanë paralajmëruar votën e tyre pro Gjukanoviç.

“Duke pasur parasysh hyrjen në NATO, pavarësinë e Kosovës, pavarësinë e Malit të Zi, ne duan që këto arritje të shkojnë edhe më tej, pasi ne si shqiptarë në Malin e Zi do të kemi një pozicion edhe më të mirë”, është shprehur Nazif Cungu, kryetar i Komunës së Ulqinit.

Ndërsa kryetari i Partisë Unioni Demokratik Shqiptar, Mehmed Zenka, që mban dhe postin e Ministrit të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave në qeverinë malazeze shprehet se vota për Gjukanoviçin është jetësore për shqiptarët dhe gjithë rajonin pasi kandidati tjetër pro serb ka thënë hapur se mund të rishikojë referendumin për Pavarësinë e Malit të Zi e kthim pas të shumë arritjeve që janë bërë deri tani.

Edhe lideri u Partisë Demokratike Shqiptare në Mal të Zi, Fatmir Gjeka, është shprehur se votat e shqiptarëve do shkojnë për Milo Gjukanoviçin. “Kemi shumë arsye, duke përmendur luftën në Kosovë, pastaj njohja e Kosovës, marrëdhëniet e mira që ka me Shqipërinë”, thotë Gjeka.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:01
Zgjedhjet në Mal të Zi, politikani shqiptar: Gjukanoviç burrë shteti, fiton që në raundin e parë

Sot në Malin e Zi po zhvillohen zgjedhjet Presidenciale. Në garë janë 7 kandidatë, mes tyre edhe Milo Gjukanoviç, i cili shikohet si favorit për të fituar që në raundin e parë. Gjukanoviç ka mbështetjen e komunitetit shqiptar në zgjedhjet e sotme.

Në një lidhje telefonike për Report Tv, politikani shqiptar Gëzim Hajdinaga, që ka qenë ish-ministër për të Drejtat e Pakicave në Qeverinë e Malit të Zi dhe ish-Kryetar i Komunës së Ulqinit shprehet se ka disa arsye se përse Milo Gjukanoviç do të arrijë që të fitojë që në raundin e parë.

Atmosfera është e qetë, janë orët e para, pasi votimet janë hapur në orën 07:00 dhe një pjesë e qytetarëve i lënë votimet pasdite deri në orën 20:00. Konkurrojnë 7 kandidatë. Milo Gjukanoviç mbështetet nga partitë shqiptare. Jo vetëm shqiptarët, por të gjitha pakicat kanë dalë hapur pro Gjukanoviç. Sipas sondazheve është në epërsi, pritet që të fitojë që në raundin e parë. Shqiptarët e mbështesin për disa arsye; së pari proceset demokratike mund të bëjë që një ditë edhe një shqiptar të jetë kandidat, së dyti është një njeri i sprovuar, ai është një burrë shteti.

Nuk ka qenë e lehtë që të ndahet nga Serbia dhe kjo pavarësi ka hapur dyert edhe për Kosovën, të cilën Mali i Zi e ka njohur. Ai ka bërë që Mali i Zi të jetë në NATO. Është një derë e hapur që Mali i Zi të jetë pjesë e Europës. Unë kam qenë anëtar i kabinetit të tij kur ka qenë kryeministër, në atë bashkëpunim të mirë që kemi pasur, në Mal të Zi janë aprovuar disa projekte që statusin e shqiptarëve e kanë ngritur afër standardeve të Europës.

Ne nuk kemi kryer kërkesat tona, por Gjukanoviç ka ditur ti realizojë duke dhënë një imazh të ri të Malit të Zi si shtet demokratik. Ai ka edhe një bashkëpunim të mirë me Shqipërinë dhe Kosovën.

Kandidati Mlladen Bojaniç? E njoh, respekt për të gjithë, por për shqiptarët e kanë vijën e ndarjes të qartë. Ai është kundër NATO-s, Kosovës dhe të drejtave të pakicave. Orientimi i pakicave ka qenë rol kyç. Mendoj që Gjukanoviç do të jetë President i Mali t të Zi. Besoj që sonte Mali i Zi do të ketë emrin e ri të Presidentit.

Gëzim Hajdinaga

                Lidhja telefonike e plotë e Gëzim Hajdinagës për Report TV  

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anton: 15/04/2018 15:43

    President I perjetshem Ballkanarnaut anadollak mentalitet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë