Zgjedhjet në Mal të Zi, politikani shqiptar: Gjukanoviç burrë shteti, fiton që në raundin e parë

Sot në Malin e Zi po zhvillohen zgjedhjet Presidenciale. Në garë janë 7 kandidatë, mes tyre edhe Milo Gjukanoviç, i cili shikohet si favorit për të fituar që në raundin e parë. Gjukanoviç ka mbështetjen e komunitetit shqiptar në zgjedhjet e sotme.

Në një lidhje telefonike për Report Tv, politikani shqiptar Gëzim Hajdinaga, që ka qenë ish-ministër për të Drejtat e Pakicave në Qeverinë e Malit të Zi dhe ish-Kryetar i Komunës së Ulqinit shprehet se ka disa arsye se përse Milo Gjukanoviç do të arrijë që të fitojë që në raundin e parë.

Atmosfera është e qetë, janë orët e para, pasi votimet janë hapur në orën 07:00 dhe një pjesë e qytetarëve i lënë votimet pasdite deri në orën 20:00. Konkurrojnë 7 kandidatë. Milo Gjukanoviç mbështetet nga partitë shqiptare. Jo vetëm shqiptarët, por të gjitha pakicat kanë dalë hapur pro Gjukanoviç. Sipas sondazheve është në epërsi, pritet që të fitojë që në raundin e parë. Shqiptarët e mbështesin për disa arsye; së pari proceset demokratike mund të bëjë që një ditë edhe një shqiptar të jetë kandidat, së dyti është një njeri i sprovuar, ai është një burrë shteti.

Nuk ka qenë e lehtë që të ndahet nga Serbia dhe kjo pavarësi ka hapur dyert edhe për Kosovën, të cilën Mali i Zi e ka njohur. Ai ka bërë që Mali i Zi të jetë në NATO. Është një derë e hapur që Mali i Zi të jetë pjesë e Europës. Unë kam qenë anëtar i kabinetit të tij kur ka qenë kryeministër, në atë bashkëpunim të mirë që kemi pasur, në Mal të Zi janë aprovuar disa projekte që statusin e shqiptarëve e kanë ngritur afër standardeve të Europës.

Ne nuk kemi kryer kërkesat tona, por Gjukanoviç ka ditur ti realizojë duke dhënë një imazh të ri të Malit të Zi si shtet demokratik. Ai ka edhe një bashkëpunim të mirë me Shqipërinë dhe Kosovën.

Kandidati Mlladen Bojaniç? E njoh, respekt për të gjithë, por për shqiptarët e kanë vijën e ndarjes të qartë. Ai është kundër NATO-s, Kosovës dhe të drejtave të pakicave. Orientimi i pakicave ka qenë rol kyç. Mendoj që Gjukanoviç do të jetë President i Mali t të Zi. Besoj që sonte Mali i Zi do të ketë emrin e ri të Presidentit.

Gëzim Hajdinaga


Lajmi kryesor:

Mali i Zi zgjedh sot Presidentin, favorit Milo Gjukanoviç


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!