MALIQ-Banesa e një kambisti në Maliq është grabitur gjatë mbrëmjes së të shtunës nga 3 persona të maskuar dhe me armë.
Grabitësit, pasi janë siguruar që në banese nuk ishte asnjë prej familjarëve, kanë thyer me levë derën e brendshme dhe kanë bastisur për gati një orë çdo ambient të shtëpisë.
Sipas deklarimit te familjareve, grabitësit kanë marrë rreth 3 milionë lekë të vjetra, ndërsa dy televizorë të cilët i kishin nxjerrë në oborr nuk munden t’i marrin, pasi në largim e sipër janë ndeshur me të zonjën e shtëpisë.
Lindita Mara, rrëfen momentet kur u përball në oborrin e shtëpisë me 3 persona me çorape në kokë, njërit prej të cilëve i ra arma nga dora.
“Kam ardhur në orën 8 e 20 këtu ndërkohë që burri ka ardhur në orën 7 e 30 nga shtëpia. Grabitja ka ndodhur për një orë. Shikoni vetë ç’kanë bërë. Ishin të maskuar dhe të armatosur. I pashë hajdutët në oborr me televizor në dorë. Ishin të rinj e të vegjël, nuk vuri dorë shtetit do të vë vetë, se është hera e tretë që më vjedhin”, tha ajo.
Vilson Mara, kambisti, shtëpia e të cilit bëhet shenjestër e grabitësve për herën e tretë brenda pak muajve, kërkoi ndihmën e policisë duke telefonuar nr.129, por numri dilte i padisponueshëm.
Edhe disa orë pas grabitjes,ky numër vijonte të ishte i padisponueshëm. Të kërcënuar në të drejtën e tyre të pronës dhe jetës familjarët apelojnë policinë të zbardhë ngjarjen dhe të ndalojë autorët.
“I kam rënë disa herë policisë edhe 911 edhe 129. U detyrua gruaja të gjente policët rrugëve. Unë erdha me vrap po s’mund ta gjeja personin që kaloi murin”, tha ai.
Policia lokale po vijon hetimet për ngjarjen ndërsa paraprakisht mësohet se ekspertët kanë gjetur gjurmë të shumta dhe prova materiale që u përkasin autorëve të grabitjes.
[gallery]22041[/gallery]
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO