Maliq/ Dyshohet se abuzonte me një 16-vjeçare prej 4 vitesh, shpallet në kërkim autori 43-vjeçar! Ishte mik i babait të vajzës, e çonte në magazinë

Maliq/ Dyshohet se abuzonte me një 16-vjeçare prej 4 vitesh, shpallet në kërkim autori 43-vjeçar! Ishte mik i babait të vajzës, e çonte në magazinë

Foto ilustruese

Maliq-Një rast i rëndë abuzimi është shënuar në Sheqeras të Maliqit. Një 43-vjeçar prej katër vitesh akuzohet se abuzonte me një 12-vjeçare, e cila sot është në moshën 16 vjeçe.

Sipas informacioneve, autori i identifikuar si E. Sheme është shpallur në kërkim. Ka qenë e mitura që ka denoncuar në prani të prindërve abuzimin që bënte i dyshuari, i cili ishte edhe mik i babait të saj dhe kishin hyrje dalje familjare.

Prej 4 vitesh ai abuzonte dhe i bënte presion të miturës për të mos treguar asgjë. Marrëdhëniet e një pasnjëshme kanë ndodhur në një magazinë në pronësi të autorit, ku dyshohet të ketë dhe kamera sigurie, prej ku do merren filmime nga serveri.

Njoftimi i Policisë për ngjarjen:

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë,  shpallën në kërkim shtetasin:

E. Sh., 43 vjeç, banues në fshatin Barç, Korçë, i dyshuar për veprën penale "marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur" (dyshohet se ka kryer marrëdhënie  seksuale me një shtetase të mitur 16 vjeçare). Veprimet procedurale me të miturën,  janë kryer në prezencën e psikologut, prindit dhe përfaqësuesit ligjor.

Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe për kapjen e autorit të dyshuar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme".

Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Trump s’do ndryshojë kufijtë e Kosovës, por do ‘korrigjojë’ qeverinë e Kosovës

Spahiu: Trump s’do ndryshojë kufijtë e Kosovës, por do ‘korrigjojë’ qeverinë e Kosovës