KORÇË - Kombinati i dikurshëm i sheqerit i cili i jepte jetë qytezës së Maliqit por edhe prodhonte tonelata të tëra sheqeri pas 20 vitesh heshtje dhe degradimi ka shpresë për tu rikthyer. 

Një konsorcium polak dhe disa biznesmenë shqiptarë kanë hedhur hapat e parë për të ringritur nga gërmadhat e tij një fabrikë bashkëkohore për prodhimin e sheqerit duke i rikthyer potencialin e dikurshëm Maliqit.

Sipas të dhënave projekti parashikon ndërtimin e një fabrike të re sheqeri, me kapacitet 80 mijë ton sheqer në vit ndërsa financimi kap vlerën 50 milionë €.

"Jemi optimist ndoshta për realizimin e një investimi që kap 50 milion euro që do të punësojë në total brenda fabrikës por dhe në fushë rreth 20 mijë punëtorë. Shifra është e madhe dhe financimi është goxha ambicioz. Ne me optimizëm mendojmë që ndoshta këtë radhë edhe ky kombinat do të lëvizë." tha Gëzim Topçiu

Aktualisht pjesa më e madhe e banorëve të Maliqit mbijetojnë vetëm me ndihmën ekonomike dhe pa asnjë hapësirë tjetër punësimi.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)