Një 57 vjeçare ra në prangat e policisë në Maliq, pasi kishte mbjellur në oborrin e shtëpisë së saj lëndë narkotike, kanabis sativa.
Firenca Dulellari nga fshati Pirg kishte mbjellë në oborr, 18 rrënjë bimë (fidanë) të dyshuara si narkotike Cannabis Sativa si dhe 2.2 kg bimë narkotike në formë boçe të tharë e dyshuar si Cannabis Sativa.
Menjëherë pas konstatimit të lëndës narkotike në banesën e saj, 57 vjeçarja është arrestuar në flagrancë nga policia.
Droga në banesë u gjet gjatë operacionit të policisë në të gjithë vendin për të parandaluar kultivimin e drogës.
Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale:“Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Redaksia Online
E.S / shqiptarja.com
/Shqiptarja.com