Maliq, tenton të vrasë burrin
me sëpatë,arrestohet 26-vjeçarja

Maliq, tenton të vrasë burrin<br />me sëpatë,arrestohet 26-vjeçarja
Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë një 26-vjeçare e cila ka tentuar të vrasë me sëpatë bashkëjetuesin e saj.
 
Në prangat e policisë ka rënë Vjollca Shkëmbi, banuese në Pojan-Maliq.
 
26-vjeçarja pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me mjet të mprehtë (sëpatë), bashkëjetuesin e saj N.K, 44 vjeç, banues në Sheqeras-Maliq, të cilit i ka shkaktuar plagë të lehta në trup.
 
Pas mjekimit të marrë në Spital ky i fundit është larguar në banesë.
 
Në banesë u gjet dhe sekuestrua mjeti me të cilin është goditur N.K.
 
Vjollca Shkëmbi, u arrestua në kushtet e flagrancës për veprën penale:“Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” mbetur në tentativë. 
 
Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë.

26-vjeçarja u trafikua 4 herë në Maqedoni

Vjollca Shkëmbi u trafikua katër herë në Maqedoni. 26-vjeçarja, e cila mesditën e kësaj të premte plagosi bashkëjetuesin e saj, është një personazh jo pak i njohur për policinë.

Ajo në janar të vitit të shkuar ka deklaruar se një person i quajtur Urim Qerimaj e ka shitur për 400 euro, 4 herë në Maqedoni për burra mbi 50-vjeç.
 
Shkëmbi, fillimisht hodhi poshtë pretendimet e policisë se u grabit nga Urim Qazimaj dhe daja i tij Mersin Myrtollari.
 
Ajo pati deklaruar se, Qazimajn e kishte të dashur dhe se kishin komunikuar më parë që të vinte ta merrte.
 
Këto deklarata ajo i bëri dy ditë pas arrestimit të Urim Qazimajt së bashku me dajën e tij Mersin Myrtollarin, ku në bashkëpunim grabitën për ta shitur në Maqedoni Vjollca Shkëmbin.
 
Më tej ajo pohoi në atë kohë se kishin rënë dakord që Qazimaj të vinte dhe ta merrte nga shtëpia në fshatin Dobranj ku ajo banonte me burrin.


Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ekspertët amerikanë trajnojnë 32 oficerë të policisë gjyqësore

Ekspertët amerikanë trajnojnë 32 oficerë të policisë gjyqësore