Maliqi në Report Tv: Bushati të ketë frikë për jetën pas kritikave për Ramën! Mund të krijoj parti të re

TIRANE-Deputeti Lefter Maliqi i fituar në studion e Report Tv këshilloi socialistin Ditmir Bushati që të bëjë kujdes me qëndrimet e tij kundër kryeministrit. Sipas tij, ish-ministri i Jashtëm duhet të ketë frikë për jetën pas kritikave të shumta kundër lidershipit socialist. Maliqi e akuzoi Edi Ramën si të lidhur me krimin.  "Ditmir Bushati duhet të ruhet nga ky kryeministër, Rama është i lidhur me krimin, hedh gurin dhe fsheh dorën. Bushati të ruhet, të ketë frikë për jetën. Për politikën në PS është i djegur ai sa të jetë Rama, por të ketë frikë për jetën. Mos u duket ndonjë habi se mafia kjo është. Drejtoi gishtin ai ndaj prokurorit..." tha ai.  Maliqi tha se në zonën e tij në Berat do të jetë gjithmonë fitues, por tha se nuk ka pasur asnjë ofertë dhe mund të krijojë një parti të re.

"Ky vetting në polici është presion psikologjik për policinë është qesharake. Vettingu të ishte për drejotrët. Kjo është thyerje dhe shantazhim, me 400 mijë lekë rrogë ta kalosh në vetting i kalon një stres të papamë. Si ka mundësi policia dhe drejtësia janë të korruptuar, nga se? Nga politika. Është shoë dhe presion. Unë jam për vettingun në politikë. Unë jam fitues në zonën time. Oferta? Asnjë nuk më ka ftuar. Por do të lëviz një ditë, mund të krijoj edhe parti. Duke parë situatën, ka nevojë për elementë të rinj. Mund të ketë ndërhyrje e ndonjë faktori jashtë parlamentit për të krijuar parti, ka të pakënaqur te PD-ja apo PS-ja. Duke parë se cfarë do të bëhet me sistemin dhe kur do të bëhen zgjedhjet, nëse bëhen në 2021 them se me keqardhje opozita të shikojë veten se Edi Rama e merr prapë pushtetin, ka bashkitë, këshillat, qarqet dhe institucionet. Ai kishte edhe një lutje për Zotin. "Do Zoti të bëhen zgjedhjet në pranverën e ardhshme. Ndonjëherë edhe Zoti bën mrekullia, të hedh në kanal, të rrëzon nga qeveria..." tha ai.  

Lefter Maliqi tha dje se Shqipërisë i duhet një kryeministre femër dhe emri i parë që u nënkuptua në media ishte ai i Monika Kryemadhit duke aluduar edhe një lëvizje të tij drejt kësaj force politike, por ai e mohoi. "Në deklaratën time, unë mbajta një qëndrim si gjithë qytetarët e tjerë duke parë gjendjen në Shqipëri dhe mes të tjerash thashë se ky kryeministër është i papërgjegjshëm, tallet. Dhe thashë që edhe një më komunist dhe socialist do të ishte shumë herë më i mirë se ky. Unë thashë vetëm ky qënka burrë? Atëherë le të vijë një grua kryeministre. Ka plotë edhe socialistë edhe të forcave të tjera me radhë. Janë 4-5 deputetë bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit, unë kam dyshime se sërish ka deputetë me të shkuar kriminale. Mos jeni afër me LSI? Nuk jam afër me asnjë forcë, jam mirënjohës liderit Berisha dhe Metës se aty e fillova karrierën politike. Unë jam për djegien e mandateve në grup pasi vendi shkon në zgjedhje të parakohshme, por asnjë nga deputetët aty nuk do.  Rekomandimet e OSBE-se besoj se do të kalojë, por problemi është te sistemi. Opozita e re ka 39 deputetë, por nuk jemi unikë. Edhe ligjet kur votohen, ne themi në grup do të votojmë në grup, ndërkohë që dalin edhe votojnë pro 10-15 prej tyre. Nëse duan 94 vota socialistët janë gati ti bëjnë për vete. Unë jam për marrëveshje mes opozitës dhe PS-së" përfundoi ai.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pyka: 08/11/2019 17:36

    Haxhiqamilist..haha!Ky armikun më të madh ka dijen!

    Përgjigju
  • Tutu: 08/11/2019 16:28

    Ky eshte prototipi universal i katundarit “demokrat “.... nje monster njerezore .. qe vec pamja e lidh me njerezimin...

    Përgjigju
  • TOPI KAKËS FATMIR EDEPSËZ ÇFARKARI [ ÇAFAJ ]: 08/11/2019 15:40

    REPORT Tv për ju kemi rrespekt si medja e Televizjon.

    Përgjigju
    • Vlora: 08/11/2019 16:21

      Hajde Maliq hajde ... o zot debilizmi yt ka permasa te cuditshme. Kush rri me ty o e kupton o eshte debil

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur