MALLAKASTËR - Banorët e fshatit Drenovë në Mallakastër i janë rikthyer edhe gjatë ditës sotme protestave kundër kompanisë së naftës “Stream Oil”. 

Sipas banorëve kjo kompani ka shkaktuar ndotje alarmante të mjedisit duke u shkaktuar dëme në kulturat bujqësore.

Banorët gjithashtu kërkojnë që të punësohen pranë kësaj kompanie, ndërsa kanë zhvilluar edhe një takim me përfaqësues të firmës ku i kanë parashtruar kërkesat e tyre.

Sipas protestuesve nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh protestat do përshkallëzohen.

mallakaster protesta
(Në foto: Protesta në Mallakaster)



Redaksia online
Shqiptarja.com