Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë

Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë
Shtëpia botuese Toena hodhi në treg “Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë” i shkrimtares Mira Meksi – një roman me ngjyresë historike mbi Ilirinë dhe mbretëreshën Teutë.

Është një roman i pa të dytë, jo vetëm sepse plotëson një mungesë të gjatë letrare dhe artistike në Letrat shqipe, por edhe sepse shënon një arritje në artin e fjalës dhe të shkrimësisë.

Nëpërmjet alkimisë dhe mistikës së këtij arti, Mira Meksi ia del të çlirojë me guxim dhe këmbëngulje nga errësirat e Kohës dhe Kujtesës, duke i dhënë jetë, një botë të tërë njerëzore të humbur.

Ia del të rijetësojë frymën, trazimet, formën e jetës, dashurinë, lavdinë dhe tragjedinë e kësaj bote.

Dhe nëpërmjet po të njëjtës alkimi dhe magji çliruese, bota ilire e shekullit III para Krishtit, depërton thellë në qenien, jetën, botën, shqisën dhe frymëmarrjen tonë prej lexuesi.

mira meksi

Redaksia Online 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje