Eliminimi i Paris Saint Germain në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve vështirë se mund të fajësohet për ndonjë gjë tjetër përveç mungesës së saktësisë në momentet kyçe para portës.
Skuadra e PSG krijoi një 'mal' me mundësi në të dyja ndeshjet dhe nga këndvështrimi i PSG-së, ndeshja kundër Dortmundit do të mbetet në histori për faktin e pabesueshëm që PSG goditi gjashtë herë shtyllën në të dyja ndeshjet.
Në ndeshjen e parë në Dortmund, Borussia i mbijetoi për mrekulli goditjeve të Bradley Barcola dhe Kylian Mbappe, por ishte edhe më keq dje në Paris, pasi lojtarët e PSG-së goditën katër herë kornizën e portës.
Në pjesën e parë, gjuajtja e Uarren Zaire-Emery u ndal nga shtylla e portës dhe më pas Kylian Mbappe, Nuno Mendes dhe së fundi, por jo më pak e rëndësishmja, gjuajtja e Vitinha, panë drejt qiellit të dëshpëruar.
Korniza e portës e shpëtoi Dortmundin në të gjitha momentet vendimtare të lojës dhe PSG-ja i dha lamtumirën Ligës së Kampionëve me 12 goditje në portë, gjë që nuk i ka ndodhur asnjë skuadre tjetër në kompeticion që nga sezoni 2003-04.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?
-
Po
12%
-
Jo
83.9%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 2689
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
PSG në borxh me Kylian Mbappe, s'i ka paguar 80 milionë euro
5 Qershor, 22:55
-
Formacioni i vitit në Champions League, dominojnë finalistët Real e Dortmund! Çmim special për Vinicius dhe Bellingham
3 Qershor, 16:28
-
Disfata në finale nuk djeg dhe aq shumë klubin e Dortmund, arkat e verdhezinjve do të mbushen me 25 milion euro
2 Qershor, 18:20
-
'Tani eja tek Fenerbahce!', Mourinho bën batutën epike me Bellingham pas suksesit të Realit në Wembley
2 Qershor, 15:28
-
GOLAT/ Real Madrid mposht 0-2 Dortmundin dhe siguron titullin e 15-të në Champions League! Ndeshje me dy fytyra e 'Galaktikëve', gjermanët të pafat
1 Qershor, 22:57
-
Statistikat/ Dortmund kërkon të thyej edhe historinë, Real Madrid dominon para finales Champions
1 Qershor, 17:19
-
Finalja e Champions League bën bashkë Edi Ramën dhe Armand Dukën në Londër
1 Qershor, 16:58
-
Paguan më shumë se 1 mijë euro, tifozët e Real Madrid jashtë finales së Champions! Avioni i 'lë në baltë'
1 Qershor, 16:48
-
Armand Duka paralajmëron Italinë: Në Dortmund do kenë përballë një 'mur të kuq', për ne ndeshja e jetës
1 Qershor, 16:26
-
Sonte finalja e Champions, Dortmund sfidon Real Madrid
1 Qershor, 10:45
-
Edin Terzic 'kërcënon' Real Madridin: Finalja nuk luhet, ajo fitohet
31 Maj, 21:30
-
Finalja e Champions League, Ancelotti konfirmon: Courtois nga minuta e parë, trofeu s'është fiksim! Dortmund e ka merituar
31 Maj, 18:41