Maltë, Kryeministri maltez Joseph Muscat akuzohet se po ndikon në hetimin e vrasjes së gazetares Daphne Caruana Galicia

Maltë, Kryeministri maltez Joseph Muscat akuzohet se po ndikon në hetimin e vrasjes së gazetares Daphne Caruana Galicia

Kryeministri maltez Joseph Muscat është denoncuar se po ndikon në hetimin e vrasjes së Daphne Caruana Galicia, pasi edhe emri i gruas së tij është lakuar si pjesë e dosjes së korrupsionit që po hetonte gazetarja.

Familja e Galicia i ka bërë thirrje kryeministrit të qëndrojë larg nga çështja ndërsa qindra mijëra njerëz po manifestojnë para selisë së qeverisë duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Kryeministri Joseph Muscat, i vetdijshëm për çmimin politik që duhet të paguaj qeveria e tij pasi në dosjen hetimore janë përfshirë edhe dy figura të rëndësishmë të kabinetit qeveritar, po përpiqet të luaj rolin e playmaker- it në atë që ka ndodhur dhe do të ndodhë.

Fakti që dje biznesmeni Yorgen Fenech, i akuzuar si porositësi i vrasjes së gazetares, u la i lirë me kusht dhe 5 orë më vonë u arrestua sërish, tregon se edhe politika ka qënë e përfshirë në vrasjen e gazetares Daphne Caruana Galicia.

Në vitin 2017, gazetarja dhe blogerja e pavarur, Caruana Galizia në kohën e vrasjes ishte duke punuar mbi një dosje korrupsioni.

Në momentin e ekzekutimit, makina që ajo kishte marrë me qera për të lëvizur shpërtheu dhe u mbulua nga flakët.

Ajo u gjet nga djali i saj Matthew që dëgjoi shpërthimin nga shtëpia e tyre.

"Nuk do të pushoj derisa për Daphne të ketë drejtësi", deklaroi atë kohë kryeministri Muscat.

Në hetimet e gazetares për skandalet e ‘Panama Papers’, përfshihej edhe gruaja e kryeministrit, e cila gjithmonë i ka mohuar akuzat.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë