Maltë/ Dorëhiqet ministrja e qeverisë së re, burri i saj mik i të akuzuarit për vrasjen e gazetares

Maltë/ Dorëhiqet ministrja e qeverisë së re, burri i saj mik i të akuzuarit për vrasjen e gazetares

Ministrja e dorëhequr Caruana Valletta

Mbajti postin për 5 ditë por sot u detyrua të dorëhiqej nga posti i ministres në qeverinë e re pas zbulimeve të gazetës ‘Times of Malta’.

Silvio Valletta, ish-zv/shefi i policisë dhe pjesë në ekipin e hetuesve për vrasjen e gazetares investigative Daphne Caruana Galizia, u shfaq në një video bashkë me sipërmarrësin Yorgen Fenech duke ndjekur një ndeshje futbollit në Stamford Bridge. Fenech u padit zyrtarisht nga Tribunali i Valletta-s me tre akuza, komplot për të kryer tentat të organizuar dhe të financuar prej tij, bashkëpunim në vrasje dhe bashkëpunim në blerjen e eksplozivëve.

Caruana, e emëruar në kabinetin e ri të qeverisë Abela, vetëm javën e kaluar, tha në letrën e saj të dorëheqjes se ajo jep dorëheqjen pavarësisht se videoja nuk paraqet asnjë lidhje me aktin e vrasjes së gazetares.

‘Times’ gjithashtu publikoi videon që tregon ish-komisarin e policisë së Valletta-s në makinën Rolls Royce’ të Fenech, arrestimi i të cilit në muajin nëntor çoi në dorëheqjen e kryeministrit Muscat.

"Ky është shembulli që ne duam të japim - tha Kryeministri i ri Rober Abela për ministren e dorëhequr. Shpresoj që edhe lideri i opozitës Adrian Delia do të ndjekë shembullin tonë".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lleshi: 20/01/2020 16:27

    Pow ti moj mer pak shembull kendej nga Shqiperia I keni te Teresita me poste dhe ata we kane bere krime hahahah mer pale shemmbull

    Përgjigju
  • manjola: 20/01/2020 16:09

    shpresojme qe dhe lideri i opozites n shqiperi ta japi doreheqjen se ka 8 vjet qe na ka marre peng te tashmen e te ardhmen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë