Maltë/Vrasja e gazetares Galizia, mijëra në rrugë kundër Muscat, rrethohet Parlamenti

Maltë/Vrasja e gazetares Galizia, mijëra në rrugë kundër Muscat, rrethohet Parlamenti

Vrasja e Caruana Galizia, mijëra në rrugë kundër Muscat në Maltë, rrethohet Parlamenti

Në kryeqytetin e Maltës, Valleta, mijëra ishullorë kanë rrethuar Parlamentin duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të qeverisë dhe kryeministrit Muscat.

Ata akuzojnë kreun e qeverisë dhe disa nga ministrat si të përfshirë në vrasjen e gazetares investigative Caruana Galizia, e vrarë në vitin 2017.

Ndërkohë, Malta po mbahet nën vëzhgimin e BE.

Një delegacion i Parlamentit Evropian ka mbërritur në ishull, i angazhuar në një mision urgjent për të ekzaminuar sundimin e ligjit.

Gazetarja dhe blogerja e pavarur, Caruana Galizia në kohën e vrasjes ishte duke punuar mbi një dosje korrupsioni.

Në momentin e ekzekutimit, makina që ajo kishte marrë me qera për të lëvizur shpërtheu dhe u mbulua nga flakët.

Ajo u gjet nga djali i saj Matthew që dëgjoi shpërthimin nga shtëpia e tyre.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pirro Çako, kompozitori i çdo kohe… me apo pa instagram

Pirro Çako, kompozitori i çdo kohe… me apo pa instagram