DURRES - Një shofer në gjendje të dehur ka përplasur me automjet dy policë rrugorë të Tiranës, të cilët patrullonin me motorçikleta pranë zonës së Gjirit të Lalzit në kuadër të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik veror.
 
Aksidenti ndodhi rreth orës 17:15 të së dielës në aksin Maminas-Gjiri i Lalzit. Dyshohet se parakalimi i gabuar i automjetit i ka prerë rrugën dy policëve rrugorë që ishin dy motorçikleta të veçanta, duke i përplasur ata, ndërsa makina ka përfunduar jashtë rrugës dhe është përplasur me murin rrethues të një banese.   

Efektivi rrugor Armando Vako, si pasojë e përplasjes nga automjeti ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa efektivi tjetër, Adil Lushaj ka marrë dëmtime të lehta. Policia vuri në pranga drejtuesin e automjetit me targa AA 895 JI, Florian Farruku 23 vjeç, i cili pas kryerjes së testit të alkoolit rezultoi pozitiv.
maminas
(Në foto: Motori i policëve rrugorë dhe makina që shkaktoi aksidentin, përplasur me murin rrethues të një banese) 

Punonjesit e policise te Tiranes ishin prane Gjirit te Lalzit per mareveajtjen e sezonit turistik
Dy punonjësit e Policisë Rrugore të Tiranës ndodheshin në këtë zonë, në përforcim të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shijak në kuadër të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik veror.
 
Në fshatin Shkafane motocikleta me targa MB 13A e drejtuar nga punonjesi i Policisë Aramando Vako është goditur nga automjeti Seat Ibiza me targa AA805 JI, i drejtuar nga 23 vjeçari Florian Farruku banues ne Durrës, i cili paraprakisht dyshohet se ka hyrë në një parakalim të gabuar.

I dëmtuar ka mbetur efektivi i policisë që drejtonte motorcikletën, i cili është dërguar në Spitalin Ushtarak Tiranë, ku konfirmohet gjendja jashtë rrezikut për jetën.

aksident MAMINAS

(Në foto: Makina që përplasi policët, pas akdidentit u përplas me murin rrethues të një banese)

Por automjeti ka përlpasur lehtë edhe motocikeltën e dytë, drejtuar nga punonjësi i Policisë Adil Lushja, por dëmtimet kanë qenë vetëm materiale.

Gupi Hetimor vijon veprimet nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit të Durrësit.

aksident MAMINAS

(Në foto: Motori i aksidentuar me të cilin udhëtonin dy policët rrugorë)


polici armando vako
(Në foto: Polici i aksidentuar Adil Lushaj)

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)