Kanceri i gjirit është kanceri më i shpeshtë mes grave dhe vajzave në Shqipëri, me rreth 500 raste të reja në vit. Kozeta Filipi, Specialiste e Institutit të Shëndetit Publik, shprehet se në muajin tetor ka një shtim të numrit të ekzaminimeve të gjirit, kjo falë memografive të lëvizshme, veçanërisht në ato qytete që nuk kanë mamografi apo janë larg Tiranës.

Këto dy njësi të mamografive të lëvizshme kanë kryer aktivitete në të gjithë Shqipërinë dhe kanë punuar në kapacitet të plotë. Në qoftë se duhet të kryenin 15 ekzaminime në ditë ato kanë kryer mbi 20 ekzaminime. Vetëm në muajin tetor mund të kryhen mbi 10 mijë ekzaminime mamografie i cili mund të jetë një numër shumë më i madh në krahasim me gjatë të gjithë vitit.”, tha  Kozeta Filipi

Rreth propozimit të mjekëve onkologë për përfshirjen e mamografisë dhe paptestit në check up, Filipi shprehet se do të ndihmonte shumë persona që nuk kanë mundësi financiare apo akses në shërbimet shëndetësore.

Futja e mamografisë në te ekzaminimi i pap-testit do të bëjë një kontroll më të plotë për popullatën shqiptare. Do të bëjë që të kemi një diagnostikim të hershëm trajtim të suksesshëm dhe do të ulë edhe rastet e mortalitetit nga kanceri dhe rritjes së mbijetesës në popullatë.”, u shpreh Filipi.

Kanceri i gjirit dhe ai i mitrës janë tumoret më të përhapura tek pacientet. Instituti i Shëndetit Publik raporton se çdo vit diagnostikohen 550 raste të reja dhe pothuajse 35% e tyre humbin jetën për shkak se sëmundja kapet në stade të avancuara.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com