Manchester City ka zyrtarizuar sot blerjen rekord të klubit futbollistin Rodri, i cili vjen nga Atletico Madrid. Të mërkurën përfaqësuesit e lojtarit kanë paguar klauzolën 70 mln euro në ‘La Liga’ për futbollistin spanjoll, ndërsa sot ka ardhur edhe zyrtarizimi te anglezët.
Mesfushori 23-vjeçar është bërë kështu futbollisti më i shtrenjtë i blerë nga ‘qyetarët’, një rekord që mbahej nga Riyad Mahrez që sezonin e kaluar u ble për 67 mln euro nga Leicester.
Te Manchester City Rodri do të mbajë numrin 16, ndërsa ka firmosur një kontartë 5-vjeçare.