Pas ndeshjeve të fundit të së dielës në Premier Leaguen angleze të futbollit, është rihapur gara për titullin kampion. Fitorja 2-1 e Manchester Cityt në sfidën direkte kundër Arsenalit ka bërë që 'Qytetarët' të ushtrojnë presion mbi 'Topçinjtë' edhe për faktin se janë një ndeshje mangut dhe me tri pikë potenciale do i barazonin në krye të renditjes me 70 pikë.

Në ndeshjet e tjera, Aston Villa fitoi 4-3 kundër Sunderlandit në një sfidë dramatike, Liverpooli siguroi tri pikë pasi mposhti 1-2 në limite Evertonin në derbi, ndërsa Nottinghami mposhti 4-1 Burnleyn e Armando Brojës.

Në stadiumin 'Etihad' ishte e përqëndruar e gjithë vëmendja e tifozëve të Premier League dhe paraqitja e dy skuadrave në fushë nuk zhgënjeu, teksa Manchester City fitoi 2-1 kundër Arsenalit për të rihapur garën për titullin kampion. Të besuarit e Pep Guardiolës zhbllokuan ndeshjen pas 16 minutave lojë me golin e Rayan Cherkit, por vetëm disa sekonda më vonë Kai Havertz barazoi gjithçka për 1-1.

Ndeshja vijoi me raste dhe një garë të fortë sportive, por gjithçka u vendos nga goli i Erling Haaland në minutën e 65-të. Sulmuesi i 'Qytetarëve' përfitoi nga një rrëmujë në zonë dhe e ndali topin pas krahëve të Rayas për t'i dhënë tri pikë ekipit të Pep Guardiolës.

Në stadiumin 'Hill Dickinson' vendasit e Evertonit u mposhtën 1-2 në derbin kundër Liverpoolit pas 100 minutave lojë. Momo Salah shënoi golin e parë për Liverpoolin pas 29 minutave lojë, para se Evertoni të barazonte me Beton në minutën e 54-t. Emocionet vijuan deri në fund, me kapitenin e Liverpoolit, Virgil van Dijk, që i dha fitoren të tijve në shtesën e dhjetë të ndeshjes pas një pasimi final të Szoboszlait.

Pas këtij raundi është Arsenali që me 70 pikë vijon të jetë në krye të Premier League, tre pikë dhe një ndeshje më shumë të luajtur se ndjekësit e Manchester Cityt. Djemtë e Pep Guardiolës kanë mundësi të marrin kreun, por gjithçka do varet nga rezultati i ndeshjes së prapambetur. Me pesë raunde nga fundi i sezonit, Premier League mban gjallë garën për trofeun e kampionit.

Premier League, raundi i 33-të:

Aston Villa 4-3 Sunderland

Everton 1-2 Liverpool

Nottingham 4-1 Burnley

Manchester City 2-1 Arsenal

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:38
VIDEO/ Gol në minutën e 100, Liverpooli 'thyen' 1-2 Evertonin në derbin e qytetit

1776674357_liverpool.JPG

Në stadiumin 'Hill Dickinson' vendasit e Evertonit u mposhtën 1-2 në derbin kundër Liverpoolit pas 100 minutave lojë. Momo Salah shënoi golin e parë për Liverpoolin pas 29 minutave lojë, para se Evertoni të barazonte me Beton në minutën e 54-t. Emocionet vijuan deri në fund, me kapitenin e Liverpoolit, Virgil van Dijk, që i dha fitoren të tijve në shtesën e dhjetë të ndeshjes pas një pasimi final të Szoboszlait.

Ora 10:36
VIDEO/ Manchester City vendos nën presion 'Topçinjtë', fiton 2-1 kundër Arsenalit

1776674253_manchestercity.JPG

Në stadiumin 'Etihad' ishte e përqëndruar e gjithë vëmendja e tifozëve të Premier League dhe paraqitja e dy skuadrave në fushë nuk zhgënjeu, teksa Manchester City fitoi 2-1 kundër Arsenalit për të rihapur garën për titullin kampion. Të besuarit e Pep Guardiolës zhbllokuan ndeshjen pas 16 minutave lojë me golin e Rayan Cherkit, por vetëm disa sekonda më vonë Kai Havertz barazoi gjithçka për 1-1.

Ndeshja vijoi me raste dhe një garë të fortë sportive, por gjithçka u vendos nga goli i Erling Haaland në minutën e 65-të. Sulmuesi i 'Qytetarëve' përfitoi nga një rrëmujë në zonë dhe e ndali topin pas krahëve të Rayas për t'i dhënë tri pikë ekipit të Pep Guardiolës.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 18 Prill, 08:22

    Si ju duk strategjia e drejtorit Hita në organizimin e policisë gjatë protestës së PD?