Elita e futbollit anglez, Premier League, zhvilloi mbrëmjen e të mërkurës pesë ndeshjet e radhës për raundin e 26-të që u luajt në mesjavë. Tri pikë siguruan Manchester City, Aston Villa, Liverpooli dhe Burnley. Në suksesin e këtyre të fundit mungoi Armando Broja, sulmuesi i Kombëtares që nuk ishte as në stol. Ky raund mbyllet sot me ndeshjen Brentford - Arsenal, e cila merr jetë në orën 21:00.

Në 'Etihad' Manchester City fitoi 3-0 kundër Fulhamit. Golat për 'Qytetarët' u shënuan brenda pjesës së parë me autorë Semenyo, O'Reilley dhe Haaland. Me këtë sukses djemtë e Pep Guardiolës mbeten në ndjekje të Arsenalit (një ndeshje më pak). City me 53 pikë mban vendin e dytë, ndërsa Arsenali me 56 pikë ndodhet në krye të renditjes.

Në 'Stadiumin e Dritave' Sunderlandi u mposht 0-1 nga Liverpooli. Goli i Virgil van Dijk në minutën e 61-të i dha tri pikë Liverpoolit duke e katapultuar në vendin e gjashtë me 42 pikë. Pas humbjes kundër Man. Cityt, Liverpooli ka gjetur suksesin në udhëtim. Për Sunderlandin Granit Xhaka vijon të mungojë për shkak të një lëndimi në gju.

Në Londër, Crystal Palace u përmbys 2-3 nga Burnley. Për miqtë Armando Broja nuk ishte as në stol, teksa sulmuesi i Kombëtares nuk vuan një lëndim. E paqartë situata e 24-vjeçarit që dukej se kishte filluar të merrte minuta në Angli.

Ndërkohë Nottingham Forest ka shkarkuar trajnerin Sean Dyche dhe skuadra e Premier League është në kërkim të trajnerit të katërt gjatë këtij sezonit. Dyche u shkarkua të mërkurën pas barazimit pa gola me Wolvesin e vendit të fundit. Të martën Tottenhami shkarkoi trajnerin Thomas Frank.

Premier League, raundi 26-të:

E mërkurë, 11 shkurt 2026

Aston Villa 1-0 Brighton

Crystal Palace 2-3 Burnley

Manchester City 3-0 Fulham

Nottingham 0-0 Wolves

Sunderland 0-1 Liverpool

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:52
VIDEO/ Kapiteni van Dijk nderon Liverpoolin, të kuqtë fitojnë 0-1 kundër Sunderlandit

1770893648_virgilvandijk.jpg

Në 'Stadiumin e Dritave' Sunderlandi u mposht 0-1 nga Liverpooli. Goli i Virgil van Dijk në minutën e 61-të i dha tri pikë Liverpoolit duke e katapultuar në vendin e gjashtë me 42 pikë. Pas humbjes kundër Man. Cityt, Liverpooli ka gjetur suksesin në udhëtim. Për Sunderlandin Granit Xhaka vijon të mungojë për shkak të një lëndimi në gju.

Ora 11:51
VIDEO/ Manchester City i afrohet kryesuesve të Arsenalit, 'Qytetarët' mposhtin 3-0 Fulhamin

1770893562_manchestercity.JPG

Në 'Etihad' Manchester City fitoi 3-0 kundër Fulhamit. Golat për 'Qytetarët' u shënuan brenda pjesës së parë me autorë Semenyo, O'Reilley dhe Haaland. Me këtë sukses djemtë e Pep Guardiolës mbeten në ndjekje të Arsenalit (një ndeshje më pak). City me 53 pikë mban vendin e dytë, ndërsa Arsenali me 56 pikë ndodhet në krye të renditjes.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Shkurt, 10:30

    Haga kërkon dënimin me 180 vite burg për ish-krerët UÇK, si e vlerësoni?