Man. United - Liverpool 'mbërthen' Premier Leaguen, statistikat e supersfidës së sotme (Formacionet)

Man. United - Liverpool 'mbërthen' Premier Leaguen, statistikat e supersfidës së sotme (Formacionet)

Manchester United - Liverpool

Manchester United luan me Liverpoolin këtë të dielë në orën 16:30. Java e 32-të e Premier League vendos përballë dy nga rivalët historik në Angli, teksa derbi mes tyre mund të vlejë edhe për titullin kampion, pasi djemtë e Klopp janë në garë me Arsenalin dhe Cityn për trofeun.

Man. United ka fituar vetëm një nga 11 ndeshjet e fundit të kampionatit kundër Liverpoolit (4 barazime, 6 humbje) dhe ishte pikërisht ndeshja që përkonte me sezonin e kaluar.

Përveç viteve të fundit që "Djajtë" me ten Hag në krye nuk kanë bërë një paraqitje të mirë, ata kryesojnë numrat me të kuqtë. Në 166 përballjet mes tyre në histori, United ka fituar 68, kundrejt 50-të që kanë folur për Liverpool. Ndërkohë 48 sfida janë mbyllur në barazim.

Manchester United ka humbur 17 nga 42 ndeshjet e veta në të gjitha kompeticionet këtë sezon (21 fitore, 4 barazime), numri i tyre më i lart i humbjeve që nga sezoni 1989-90.

Përballë United është Liverpool, që këtë vit 2024 ka fituar 16 ndeshje dhe ka shënuar 59 gola në të gjitha kompeticionet, më shumë se çdo skuadër tjetër në pesë ligat e mëdha të Evropës.

Me 70 pikë Liverpool mban vendin e dytë dhe në rast të suksesit do merrte kreun e PL, ndërkohë që United me 48 pikë gjendet në vendin e gjashtë.

Derbi mes tyre përherë ka dhuruar emocione dhe sot në "Old Trafford" pritet një përballje e fortë që në fund mund të rezultojë deçizive për titullin kampion në Premier League.

Formacionet e mundshme:

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aktivizohet zjarri në zonën e Dropullit, flakët rrezikojnë banesat

Aktivizohet zjarri në zonën e Dropullit, flakët rrezikojnë banesat