Manastir, 109 vite nga fillimi i
punimeve të ‘Kongresit të Alfabetit'

Manastir, 109 vite nga fillimi i<br />punimeve të ‘Kongresit të Alfabetit'<br>
Me 14 nëntor 1908  në Manastir filloi punimet Kongresi i Manastirit ose i njohur ndryshe  si Kongresi i Alfabetit.  Qëllimi i kongresit ishte të  për të krijuar një alfabet të njësuar që do të ishte edhe një fillim i letërsisë në  trojet mbarëshqiptare.

Në Kongresin e Manastirit ka qenë të pranishëm 150 delegatë nga të gjithë anët e Shqipërisë , por edhe komunitetet shqiptare në Rumani, Greqi, Itali, Turqi, Amerikë dhe nga  shumë vende të tjera.

Kryetari i këtij Kongresi u zgjodh  Mit’hat Frashëri, i biri i veprimtarit të madh Abdyl Frashërit.  Veprimtaria e kreut të  Kongresit të Manastirit ishte e larmishme pasi në atë kohë drejtonte  dy revista që botoheshin në Selanik si “Dituria” dhe revista “Liria”. 

Si sekretare  e Kongresit të Manastirit u emëruar Parashqevi Qiriazi, e cila ushtronte profesionin e mësueses në shkollën e ‘Vashave’ në Korçë.Nënkryetar u zgjodh Grigori Cilka, nga Korça si dhe 11 anëtarë të tjerë. Në këtë Kongres merrnin pjesë shqiptarë të të gjitha komuniteteve fetare si, myslimanë, katolike, ortodoksë, protestantë, njerëz të ditur, të bashkuar për një qëllim të madh kombëtar.

Kumtesa e mbajtur nga prifti katolik Gjergj Fishta, preku të gjithë pjesëmarrësit aty. Kërkesa ishte që gjuha shqipe të mos shkruhej as me shkronja arabe, as me shkronja greke, por me alfabetin latin.

Kongresi vendosi me votë unanime për të lenë mënjanë alfabetin e Stambollit dhe të shkruanin gjuhën shqipe vetëm me alfabetin latin me 36 shkronja, alfabet që përdoret në ditët tona.

Gjithashtu, u vendos që pas dy vjetësh të mbahej një Kongres i dytë, në Janinë, për të shqyrtuar problemet drejtshkrimore e letrare, si dhe për të bërë përpjekje për shkrirjen e dialekteve gegë dhe toskë në një gjuhë të njëhsuar shqipe.

Kongresi vendosi ngritjen e Shtypshkronjës Shqipe në Manastir nën drejtimin e Gjergj Qiriazit, e cila u bë shpejt e njohur anembanë vendit si shpërndarëse e librave dhe gazetave shqipe. Një pjesëmarrës i shquar në Kongresin e Alfabetit ishte studiuesi, poeti dhe atdhetari nga Shkodra, Ndre Mjeda.

Tetë nga trembëdhjetë propozimet e tij u miratuan nga Kongresi i Manastirit. Ndonëse jetoi në disa vende të huaja dhe fliste 13 gjuhë, por mbi të gjitha ai dashuronte thellësisht gjuhën shqipe.

MANASTIR

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari