Festa e Hyjlindëses së Tërëshenjtë Mari është kremtuar edhe në Manastirin e Apolonisë, ku kanë mbërritur besimtarë të shumtë. Mesha e shenjtë u drejtua nga Hirësia e Tij, Imzot Nikolla, i cili e cilësoi këtë ditë si një festë të gëzueshme për mbarë besimtarët ortodoksë, të njohur ndryshe edhe si “Pashka e Verës”.
“Festa e Hyjlindëses është festë shumë e gëzueshme për mbarë botën e krishterë ortodokse. Quhet ndryshe edhe Pashka e Verës. Ajo na mbush me gëzim dhe shpresë se në sfidat dhe vështirësitë tona nuk jemi vetëm", tha Imzot Nikolla.
Gjatë liturgjisë u lut edhe për udhëheqësit e vendit, me thirrjen që ata të kenë urtësi dhe të veprojnë në të mirë të qytetarëve.
“Zoti t’i ndriçojë udhëheqësit tanë me urtësinë e Tij, që të bëjnë veprat e duhura për të mirën e kombit dhe qytetarëve tanë", tha Imzot Nikolla.
Besimtarët ndoqën shërbesat, ndezën qirinj dhe uruan njëri-tjetrin për shëndet, paqe e harmoni në familje. Kjo ditë bashkon besimtarët ortodoksë në lutje dhe adhurim.
Lajmi kryesor:
Festa e Fjetjes së Shën Mërisë bashkon besimtarët e krishterë! Kryepeshkopi Joan në meshën e veçantë në Imbros, urime edhe nga politika











