Manastirliu: 500 shkolla Qendra Komunitare, forcojmë bashkëpunimin mes shkollës dhe komunitetit kundër fenomeneve negative

Manastirliu: 500 shkolla Qendra Komunitare, forcojmë bashkëpunimin mes shkollës dhe komunitetit kundër fenomeneve negative

Ogerta Manastirliu

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, mori pjesë sot në Konferencën Kombëtare me temën “Shkolla Qendër Komunitare - Modeli Shumaktor për Komunitete të Qëndrueshme në Shqipëri”.

Në këtë aktivitet të rëndësishëm, i cili bashkoi aktorë kyç nga fusha e arsimit dhe sigurisë, ishin të pranishëm Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, e ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA-së, Nancy VanHorn, përfaqësues të organizatave vendore dhe ndërkombëtare, Drejtori i Qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Lejdi Dervishi, dhe Drejtori Ekzekutiv i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), Sotiraq Hroni.

 Ministrja Manastirliu vuri theksin te rëndësia e zgjerimit të kësaj nisme dhe përputhja e saj me objektivat strategjikë të qeverisë shqiptare, përfshirë strategjitë kombëtare për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe forcimin e sigurisë publike.

 “Për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit ka një rëndësi shumë të madhe Programi ‘Shkollat Qendër Komunitare’, shkolla të hapura që mund të aksesohen edhe jashtë orarit mësimor, shkolla që përtej arsimimit kanë në fokus edukimin e brezave të rinj dhe mbështetjen për çdo nxënës. Ndaj shkollat si qendra komunitare janë sot mbi 500 në të gjithë vendin, ku në 30 prej tyre organizohet edhe ky aktivitet që koordinohet nga Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim.

Jam e bindur që me mbështetjen e të gjithëve ky model i suksesshëm do të shtrihet në të gjitha shkollat tona, sepse kemi nevojë për të fuqizuar marrëdhëniet mes shkollës dhe komunitetit në luftën kundër fenomeneve negative.”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

 Për më shumë se shtatë vite, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka bashkëpunuar ngushtësisht me IDM për të avancuar modelin “Shkolla Qendër Komunitare”, një nismë që ka për qëllim rritjen e qëndresës së komuniteteve ndaj ekstremizmit të dhunshëm.

 “Shkollat janë më shumë se institucione arsimore; ato janë qendra komunitare që ndihmojnë në ndërtimin e një shoqërie të qëndrueshme dhe të sigurt,” theksoi Ministrja Manastirliu, duke nënvizuar punën që është bërë nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në parandalimin e fenomeneve negative në shkolla.

“Prej disa vitesh kemi role të reja në shkolla, shërbimin psiko-social dhe punonjësin e sigurisë, të cilët janë prezentë. Kemi rritur numrin e oficerëve të sigurisë në shkolla, duke e çuar në 240 punonjës të sigurisë dhe në bashkëpunim me të gjitha strukturat e shkollës, përfshirë edhe punonjësit socialë, duke ndërvepruar për të parandaluar fenomenet e dëmshme dhe për të bashkëpunuar me rrjetin që garanton mbrojtjen dhe ruajtjen e nxënësve tanë,” tha Manastirliu.

 Nëpërmjet bashkëpunimit me institucionet vendore, shoqërinë civile dhe Policinë e Shtetit, “Shkolla Qendër Komunitare” synon të fuqizojë bashkëpunimin ndërmjet nxënësve, mësuesve, prindërve dhe aktorëve të tjerë të komunitetit, duke i kthyer shkollat në pika qendrore për përfshirjen dhe angazhimin qytetar.

“Aktualisht kemi krijuar rrjetin e koordinatorëve për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në të gjitha strukturat e Ministrisë së Arsimit deri në nivel shkolle. Janë 1,200 koordinatorë të cilët do të vijojnë të trajnohen në vazhdimësi dhe do të shtohet numri, në mënyrë që t’ kemi jo vetëm brenda shkollës por edhe në komunitet."

 Ministrja shtoi se po punohet për rishikimin e kurrikulës mësimore, në mënyrë që lënda e Edukimit Qytetar të pasurohet me module të reja dhe të ridimensionohet.

 Ministrja Manastirliu, vuri theksin te bashkëpunimi dhe ngritja e mekanizmave mbrojtës për nxënësit që kanë dhënë rezultate pozitive në uljen e incidenteve në shkollat tona.

 “Numri i incidenteve në shkolla ka ardhur duke u ulur. Për vitin 2023-2024 janë raportuar rreth 742 raste me pak, në krahasim me një vit më parë, çka tregon se mekanizmat e ngritur janë funksionalë dhe bashkëpunimi ka luajtur një rol të rëndësishëm,” tha Manastirliu.

 Konferenca përfundoi me angazhimin e përbashkët të institucioneve për të vazhduar dhe zgjeruar këtë model në shkolla të tjera në mbarë vendin, duke theksuar rëndësinë e partneritetit ndërinstitucional për arritjen e objektivave të qëndrueshmërisë dhe sigurisë kombëtare.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Basha ngre çështjen 'Salianji' në Këshillin e Europës: Nuk po zbatohen vendimet e GJK, vëllai i ish-ministrit i dënuar nga anti-amfia italiane

Basha ngre çështjen 'Salianji' në Këshillin e Europës: Nuk po zbatohen vendimet e GJK, vëllai i ish-ministrit i dënuar nga anti-amfia italiane