Manastirliu: Do të rishikojmë rregulloret për ruajtjen dhe cilësinë e barnave

Manastirliu: Do të rishikojmë rregulloret për ruajtjen dhe cilësinë e barnave

Ogerta Manastirliu

“Do të rishikojmë rregulloret për ruajtjen dhe cilësinë e barnave si dhe për tregtimin e barnave në Republikën e Shqipërisë, bazuar mbi dy parime që për ne janë të pacënueshme, siguria dhe cilësia e barnave”.

Për këto dhe të tjera çështje që lidhen thjeshtimin e procedurave dhe eliminimin e burokracive në sektorin farmaceutik, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu thirri në takimin e parë konsultativ përfaqësuesit e subjekteve farmaceutike në vend.

Në kuadër të transparencës, të gjithë hapat që do të ndërmerren sot e në vijim do të jenë të konsultuara me grupet e interesit. Siguria dhe cilësia e barnave nuk janë çështje gojëdhënash por çështje për të cilat duhet të punojmë së bashku. Ndaj ne po rishikojmë të gjithë kuadrin ligjor, për ta përmirësuar akoma më shumë dhe për të rishikuar të gjithë strukturën e qarkullimit të barnave në Republikën e Shqipërisë

Ogerta Manastirliu

Për herë të parë është hartuar rregullorja e “Praktikave të mira të ruajtjes dhe shpërndarjes së barnave”, hartuar në përputhje me standartet e Bashkimit Europian dhe rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Kjo praktikë e re, e cila krijon një standart të ri për ruajtjen e barnave, ju shpërnda përfaqësuesve farmaceutikë, importues dhe distributor, të të dhënën komentet dhe sugjerimet e tyre, para se ajo të miratohet.

Drtejtues të Shoqatës së Përfaqësuesve Farmaceutikë vlerësuan draft-rregulloren për “Praktikat e mira të ruajtjes së barnave”, duke e konsideruar si risi për vendin tonë. Nga ana tjetër, Ministrja Manastirliu siguroi përfaqësuesit farmaceutikë në këtë takim të parë konsultativ se po punohet edhe për procesin e deregulimit.

Po rishikojmë procedurat në sektorin farmaceutik me synim thjeshtimin e tyre, aplikimin online, në mënyrë që të ketë sa më pak burokraci dhe të eleminojme çdo praktikë abusive

Ogerta Manastirliu

Gjatë takimit ku merrnin pjesë edhe përfaqësues të institucioneve shtetërore që punojnë në fushën e barnave dhe farmaceutikës, u vlerësua se takime të tilla do të vijojnë edhe në të ardhmen, me synim transpatrencën në vendimmarrje për të gjitha çështjet që lidhen me sigurinë, cilësinë, ruajtjen dhe qarkullimin e barnave në Republikën e Shqipërisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?