Manastirliu inspekton punimet në maternitetin ri të Beratit: Investimi i parë madhor pas 18 vitesh, në 2020-ën buxheti për nënën dhe fëmijën

Manastirliu inspekton punimet në maternitetin ri të Beratit: Investimi i parë madhor pas 18 vitesh, në 2020-ën buxheti për nënën dhe fëmijën

Manastirliu në maternitetin ri të Beratit

Puna për rikonstruksionin e maternitetit të Beratit dhe spitali i ri do të përfundojë brenda 14 muajve.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale inspektoi punimet për ndërtimin e maternitetit të ri të Beratit, një investim i qeverisë shqiptare me vlerë 216 milion lekë.

“Jam shumë e kënaqur që punimet kanë avancuar dhe do t’i kthejmë Beratit një investim të munguar, që do të ketë vlerë të shtuar jo vetëm nga pikëpamja e infrastrukturës, por edhe sa i takon të gjithë pajisjeve që ne po planifikojmë të sjellim në këtë maternitet, që do të sigurojnë një standard të ri shërbimi për mjekët dhe infermierët dhe mbi të gjitha do t’i ofrojmë nënave dhe bebeve të porsalindura kushte shumë të mira të kujdesit shëndetësor”, tha Manastirliu.

Duke deklaruar se ky është investimi i parë madhor pas 18 vitesh, Manastirliu tha se me përfundimin e të gjithë projektit, materniteti i Beratit do të jetë një model i materniteteve me standardet më të mira të shërbimit për nënat dhe fëmijët, pasi fëmijët janë të parët në politikat shëndetësore.

Projekti parashikon rikonstruksionin e katit të parë, zgjerimin e godinës ekzistuese dhe shtesën e katit të dytë, duke ndërtuar një maternitet bashkëkohor, me 40 shtretër që do t’I shërbejë jo vetëm banorëve të Beratit por edhe zonave përreth.

Për vitin 2020, me buxhetin e ri do të vazhdojnë investimet për nënën dhe fëmijën.

Ministria e Shëndetësisë do të vijojë investimet në maternitetin e Beratit, të Lezhës në maternitetin e Kuksit, do të hapë investimin e ri për maternitetin “Mbretëresha Geralidinë”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Spastrimi nga ‘tradhtarët’ e nepotizmi, sot konventa ‘kuqezi’ e PL! Sulme ndaj SPAK e ‘vizitë’ te Berisha

Spastrimi nga ‘tradhtarët’ e nepotizmi, sot konventa ‘kuqezi’ e PL! Sulme ndaj SPAK e ‘vizitë’ te Berisha