SHKODËR - Me financim të Ministrisë së Arsimit dhe bashkisë, do të nisë së shpejti, rehabilitimi i pesë shkollave në Shkodër.
Kryeministri Edi Rama e quan një lajm të mirë për Shkodrën e dijes, traditave dhe të kulturës.
“Nis puna për t’i ndryshuar faqe infrastrukturës arsimore të kryeqendrës së veriut”, shkruan shefi i qeverisë teksa shpërndan në rrjetet sociale momente nga prezantimi i projekteve në disa shkolla nga ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, kryebashkiaku Benet Beci dhe drejtuesja politike e PS-së në Shkodër, ministrja Elisa Spiropali.
Me një financim në total prek 4.5 milionë euro do të investohen shkollat “Kolë Idromeno”, “Ndre Mjeda”, “Dëshmorët e Prishtinës”, “Adem Haxhija” dhe “Preng Jakova”.
Shume mire per keto investime. Por spo e shoh kund shkollen Mati Logoreci nje nder me te vjetrat e qytetit te Shkodres.
Përgjigju