ELBASAN- “Paketa e kataraktës që përfshin lentet falas ka nisur të ofrohet edhe në spitalin e Elbasanit, duke i kursyer çdo të moshuari rreth 700 dollarë që më parë i paguante nga xhepi”. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, e shoqëruar nga deputetët e zonës, vizitoi spitalin e Elbasanit, ku deklaroi se vetëm për shërbimin e okulistikës qeveria po financon 500 mijë euro në vit.
“Pas QSUT, po financojmë shërbimin e kataraktës afër vendbanimit, pra lentet falas për një kategori vulnerabël, siç janë të moshuarit, edhe në spitalin e Elbasanit dhe të Vlorës, duke ulur shpenzimet nga xhepi për qytetarët”, tha Manastirliu.
Nga ofrimi i shërbimit të ri të kataraktës kanë përfituar deri tani 1687 pacientë, që kanë kryer ndërhyrjen dhe kanë përfituar lentet falas në spitalet e Tiranës, Elbasanit dhe Vlorës.
Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se ky shërbim do të shtrihet edhe në spitalet e tjera rajonale, si Fieri dhe Durrësi, për të ofruar paketën e kataraktës falas, afër vendbanimit.
Duke theksuar se 12 paketa shëndetësore mundësojnë falas për qytetarët ekzaminime dhe intervente për sëmundjet kardiovaskulare, të veshkave, kataraktit, radioterapisë etj, Manastirliu tha se investimet në spitalin rajonal të Elbasanit ofrojnë shërbime cilësore dhe të plota për qytetarët duke ulur rradhët e pritjes për marrjen e shërbimit.
Vitin e kaluar 1,173,000 euro janë investuar vetëm në spitalin rajonal të Elbasanit ku janë instaluar pajisjet e reja në shërbimet e neonatologjisë dhe obsteri – gjinekologjisë, radiologjisë dhe diagnostikës, oftalmologjisë, urgjencës, neurologjisë, kirurgjisë dhe reanimacionit. Spitali Rajonal i Elbasanit ofron sot të gjithë gamën e ekzaminimeve imazherike nga rezonanca, skaneri, skopia, grafia dhe ekografia.
/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.6%
-
Jo
30.3%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 1233
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vdekja e 12-vjeçarit te Pediatria në Tiranë, reagon Policia: Humbi jetën pas një arresti kardiak
9 Janar, 12:13
-
Korça s'ka mjek kardiopediatër, prokuroria nis hetimet për vdekjen e 12-vjeçarit! Miokarditi akut sëmundje e rrallë tek fëmijët
9 Janar, 11:28
-
E rëndë/ 12-vjeçari vdes në Pediatrinë e Tiranës! QSUT: Humbi jetën nga miokarditi akut, sëmundje e rrallë! Familjarët: S’kishte sëmundje, diabetin ia rritën ilaçet
8 Janar, 13:51
-
Hiqet tumori në kokë përmes vetullës, realizohet ndërhyrja e vështirë në QSUNT
8 Janar, 12:13
-
Publikohen testet model të Maturës Shtetërore 2025, në ndihmë të maturantëve për përgatitjen e provimeve
7 Janar, 13:21
-
2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar
26 Dhjetor 2024, 20:00
-
2-vjeçari me tumor 10 ditë pa kimio se nuk kishte ilaç në QSUT, Ministria e Shëndetësisë e gjen pas presionit mediatik! Burime: ‘Actinomycin D’ mungonte në treg prej 2006
25 Dhjetor 2024, 15:47
-
Denoncimi/ 2-vjeçari me tumor në bark nuk nis dot kimioterapinë, mungon medikamenti ‘Actinomycin D’ në QSUT
24 Dhjetor 2024, 16:04
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor 2024, 11:59
-
Tiranë/ 22 vjeçari arrestohet brenda parkingut në QSUT, kapet me rreth 900 gr kokainë! I sekuestrohet municion luftarak në banesë
24 Dhjetor 2024, 11:49
-
TikTok do mbyllet për 1 vit në Shqipëri, Rama: Rrugaçëri, promovon dhunë e krim! Institut për fëmijët në konflikt me ligjin
21 Dhjetor 2024, 13:17
-
Kuvendi/ PS kalon ligjin, anulohen gjobat për ndërtime pa leje, dhe të AKU në fshat! Rrëzohet amendamenti i PD-së, s'falen faturat e prapambetura të ujit e dritave
19 Dhjetor 2024, 17:31