Manastirliu:Në 2018 rritet me 5%
paga për mjekët dhe infermierët

Manastirliu:Në 2018 rritet me 5%<br />paga për mjekët dhe infermierët<br /><br>
Mjektët dhe infermierët do të kenë një pagesë më të lartë nisur nga viti i ardhshëm. Shifrat e rritjes së pagesës janë parashikuar në fondin e Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa ministrja Manastriliu tha se kjo do të jetë një mënyrë për të paralndlaur larigmin masiv të mjekëve specialistë nga vendi në drjetim të shteteve të BE-së.

"Do të ketë rritje pagash nga korriku 2018 përfitues të rritjes deri në 5% të pagës deri në 18 mijë mjekë dhe infermierë në të gjithë vendin", tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po ashtu sqaroi skemën e re të ndihmës ekonomike. Ajo tha se do të rritet dyfish masa e pagesës së ndihmës ekonomike.

"Nga 10-12 mijë lekë që merrnin familjet si pagesa të pjesshme deri në 35 mijë lekë, tani sdo të ketë më pagesa të pjesshme dhe pagesat do të variojnë nga 40 mijë deri në 80 mijë lekë për familje. Ndihma ekonomike që ofron programi i ndihmës ekonomike shtohet në kuadër të ndërhyrjeve që janë bërë. Nga 1 janari në të gjithë Shqipërinë do të ketë sistem të unifikuar pikëzimi për familjet që futen në skemën e ndihmës ekonomike", u shpreh ministrja Manastirliu.

I ndarë në dy fushat e aktivitetit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për Shëndetësinë do të financohen 49 miliardë e 294 milion lekë, ndërsa për Mbrojtjen Sociale do të financohen 23 miliardë 785 milion e 750 mije lekë.

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës nga bashkëshorti! Qëndroi 3 ditë në koma

E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës nga bashkëshorti! Qëndroi 3 ditë në koma