Manastirliu në Spitalin e Fierit: Plotësohen me mamografi të gjitha spitalet rajonale, deri në fund të korrikut me laboratorë të rinj

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se të gjitha spitalet rajonale janë pasjisur me mamografi. Gjatë inspektimit të Spitalit Memorial të Fierit, Manastirliu është shprehur se ky investim ka nisur që në vitin 2018 për të gjitha spitalet rajonale që iu mungonte kjo teknologji dhe përfundoi në Fier. 

“Është një premtim i mbajtur investimi më i ri për Spitalin Rajonal të Fierit. Aparatura e re e mamografisë, e cila i shtohet zinxhirit të gjithë aparaturave që shërbejnë jo vetëm për parandalimin, diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit, por i shërben mbi të gjitha edhe fuqizimit të rrjetit të sistemit tonë shëndetësor në raport me një program që për herë të parë e kemi ndërtuar, siç është programi kombëtar i depistimit të kancerit të gjirit. Me këtë investim përmbyllim investimet përsa i përket mamografive në të gjithë spitalet rajonale. Nga viti 2018 deri më tani kemi investuar në çdo spital rajonal, ku mungonte mamografia, mamografi të reja, me teknika bashkëkohore”, tha Manastirliu.

Ndër të tjera, Manastirliu bëri me dije se spitaleve rajonale deri në fund të korrikut do t’iu shtohen laboratorët e rinj, ndërsa në fillim të shtatorit edhe dy spitalet bashkiake do të pajisen me laburatorë të rinj. 18 laburatorët janë investim përmes partneritetit publik-privat

“Përfundon në fund të korrikut shtrirja e shërbimit të ri të laboratorit në të gjithë spitalet rajonale dhe deri në fund të gushtit e fillim të shtatorit edhe në dy spitalet bashkiake, duke sjellë një hov cilësor në diagnostikimin dhe ndjekjen e pacientëve. Nëpërmjet këtij partneriteti ne kemi garantuar që jo vetëm të mos ketë ndërprerje të shërbimeve të laboratorit që janë kaq shumë të rëndësishme, por mbi të gjitha të rritet gama dhe llojet e analizave të kryera në spitalet publike”, tha Manastriliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha nga Spitali Rajonal i Fierit se investimet në shëndetësi nuk do të ndalen, pasi objektivi është që të kemi katër pole diagnostikimi dhe trajtimi të plotë në katër qarqe të vendit.

“Objektivi ynë për shëndetësinë e të ardhmes, pra në 10 vitet e ardhshme është që ne të kemi katër pole diagnostik dhe trajtimi të plotë në katër Qarqe të Shqipërisë, në mënyrë që të ofrojmë 100% të shërbimeve në cikël të mbyllur brenda këtij mandati të ri dhe sigurisht me objektivin që deri në 2029 ne të rrisim dhe të transformojmë e modernizojmë kujdesin shëndetësor në të gjithë vendin” tha Manastriliu.

 

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje