TIRANE - Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale financon 24 milionë euro në vit për sëmundjet tumorale, duke e rritur me gati 3 herë financimin për këto sëmundje, krahasuar me 6 vite më parë. Në fjalën e saj në Kongresin e Shoqatës Shqiptare të Hematologjisë, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu tha se brenda vitit që vjen do të realizohet transplanti i parë i palcës së kuqe në Shqipëri.
“Ka nisur investimi në QSUT, së shpejti investojmë dhe për pajisjet e nevojsme për të realizuar transplantin e parë të palcës së kuqe në Shqipëri brenda vitit 2020, si njëri ndër mjekimet më të mira për pacientët me sëmundje malinje të gjakut”, tha Manastirliu.
Pas rasteve të para që do të realizohen në QSUT, Manastirliu u shpreh se me përfundimin e spitalit të ri të sëmundjeve të brendshme, do të realizohet edhe transplanti i veshkave në shërbimin publik.
Duke përmendur disa nga investimet strategjike që qeveria shqiptare po bën në sistemin shëndetësor publik, Manastirliu tha se janë rritur investimet në shëndetësi dhe janë trefishuar financimet për sëmundjet tumoriale.
“Janë 24 milion euro në vit që Ministria e Shëndetësisë financon për sëmundjet tumorale, duke e rritur me gati 3 herë financimin për këto sëmundje, krahasuar me 6 vite më parë. 11 milion euro financohen për barna të sëmundjeve të gjakut nga skema e rimbursimit dhe ajo e spitaleve dhe janë 38 barna të rimbursueshme që trajtojnë sëmundjet malinje të gjakut”, tha Manastirliu.
Kongresi i Shoqatës Shqiptare të Hematologjisë po zhvillon punimet në Tiranë nga datat 15-16 Nëntor, me pjesëmarrjen e hematologëve nga rajoni, disa vende të Bashkimit Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
G.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7407
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjendet thika me të cilën u vra Martini, autori e hodhi në tarracën e një godine pranë Gjykatës së Apelit, e pikasi një banor! Mister kush e çoi në spital (VIDEO)
23 Nëntor, 10:09
-
Kuvendi Kombëtar i Gjuhës, Emil Lafe: Duhet mbrojtje ligjore! Nesër publikohet drafti për Fjalorin e madh të Shqipes
21 Nëntor, 12:03
-
Vrasja e 14-vjeçarit, tensione në Kuvend/ Bardhi sulmon Manastirliun: Ja kanë shtruar muhabetit të treja si plakat, ajo është vrasëse! Dogjani: Ngrihuni t’i largojmë këta horra!
19 Nëntor, 18:10
-
‘Dy vite mësim me turne, fëmijët vijnë në shtëpi natën!’ Protesta në Golem të Lushnjes nxjerr në pah propagandën për ‘rilindjen e shkollës’
19 Nëntor, 08:38
-
Vrasja e 14-vjeçarit bëhet ‘mollë sherri’ në Kuvend/ Zhupa: Ministrja e Arsimit të japë dorëheqjen me turp, përgjegjës dhe ai i Brendshëm! Manastirliu: Të mos promovojmë gjuhën e urrejtjes
18 Nëntor, 15:21
-
Humb jetën në moshën 45 vjeçare anëtari i Gjykatës së Lartë Darjel Sina, vuante nga tumori! Prej 3 ditësh ndodhej në intubim në QSUT
17 Nëntor, 10:11
-
Ekonomia dhe Financat/ Manastirliu për buxhetin: 3800 bursa për nxënësit, 80 laboratorë të rinj, 850 punonjës psikosocialë dhe transport për fëmijë dhe mësues
12 Nëntor, 11:04
-
Tiranë/Kanosi infermierin në QSUT dhe kundërshtoi policët, arrestohet 36-vjeçari
11 Nëntor, 13:54
-
QSUNT binjakëzohet me qendrën spitalore më të madhe izraelite, Koçiu: Gur themeli për përmirësimin e shërbimit onkologjik
4 Nëntor, 12:16
-
Godina e Kardiokirurgjisë në QSUT në rikonstruksion, Koçiu: Do pajiset me teknologjinë më të fundit
4 Nëntor, 10:20
-
Vihet në funksion Brakiterapia në Onkologjik, nis trajtimi për pacientët
30 Tetor, 09:49
-
Historia pas aktit ekstrem të nënës së 2 fëmijëve në Durrës
24 Tetor, 13:21