Më shumë mbrojtje dhe siguri për mjekët, me ndryshimin e kodit penal, që ashpërson masat në rast të kanosjes dhe goditjes për shkak të detyrës dhe dekriminalizim i gabimit mjekësor.
Këto janë dy propozimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të prazantuara nga Ministrja Ogerta Manastirliu, gjatë një tryeze diskutimi me mjekët, me prezencën e Kryeministrit Edi Rama dhe përfaqësues të institucioneve.
“Dhuna është e patolerueshme, është primitivizëm dhe në çdo rast nuk mund të jetë zgjidhja. Ndaj kemi sot disa propozime për ndryshime në Kodin Penal, të cilat janë punuar nga një ekip i përbashkët i Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Shëndetësisë dhe profesionistëve të shëndetit. E para lidhet me ashpërsimin e masave në Kodin penal. Duke vendosur kanosjen dhe goditjen për shkak të detyrës ndaj profesionistëve të shëndetit si vepër penale që do të dënohet me burg. E dyta lidhet me dekriminalizimin e gabimit mjekësor. Një kërkesë tashmë e kahershme e të gjithë profesionistëve të shëndetit, për të ndarë gabimin mjekësor nga neglizhenca, bazuar në praktikat më të mira Europiane” – është shprehur Manastirliu.
Ministrja në fjalën e saj ka theksuar rëndësinë që ka zbatimi i regjimit të ri të vendosur në spitale, si një mënyrë për të parandaluar sa më shumë dhunën ndaj mjekëve, por edhe disiplinimin e vizitave të familjarëve të pacientëve.
“Marrëdhënia mjek-pacient nuk kurohet duke vendosur policë por ajo mund të kurohet, mund të shëndoshet duke vendosur disiplinën dhe rregullin në spitale dhe duke zbatuar regjimin e ri që tashmë ne e kemi vendosur në spitalet tona dhe për këtë, bashkëpunimi kërkohet pikë së pari nga ju” – deklaroi ministrja.
Krahas masave kundër dhunës dhe kanosjes ndaj mjekevë, Manastirliu u ndal në fjalën e saj edhe tek fuqizimi i mekanizmave që qytetarët mund të përdorin për të denoncuar rastet e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.
“Mes bluzave të bardha ka dhe nga ata që se meritojnë të jenë pjesë e shërbimeve tona në shëndetësi. Ata që e njollosin bluzën e bardhë fatmirësisht janë raste të rralla, shumë sporadike, por ekzistojnë dhe janë ato raste që kanë sjellë këtë perceptim për mjekët, për korrupsionin, për rryshfetin. Ne do të vijojmë të forcojmë të gjitha mekanizmat e denoncimit, të krijojmë të gjitha kanalet e komunikimit me qytetarët, me pacientët, për të denoncuar çdo rast korrupsioni, çdo rast abuzimi, çdo rast neglizhence”, tha Manastirliu.
Para se te kerkosh mbrojtjen e mjekeve dhe qe per shume arsye ata e meritojne mos fli gjume tek shtepia por dil ngandonjehere dhe shiko se mjeket ne vend qe te jene ne krye te detyres ne spitale i gjen ne "detyre" prane klinikave te tyre dhe ata mjeke qe nuk kane klinika dhe sherbejne ne spitalet publike qofte edhe ata te urgjences nuk te kapin me dore po nuk e pane kuleten a e ke plot apo jo
Përgjigju