Manchester City hakmarret ndaj Tottenham, goli i Foden i jep kryesimin e ‘Premier League’

Manchester City hakmarret ndaj Tottenham, goli i Foden i jep kryesimin e ‘Premier League’

Manchester City është hakmarrë ndaj Tottenham për eliminimin në “Champions League” pasi skuadra e drejtuar nga Guardiola ka mposhtur 1-0 ‘spursat’ në ndeshjen e vlefshme për javën e 34 të “Premier League”.

Në “Etihad” goli i Foden në minutën e 5 mjaftoi për të rikthyer Manchester City-n në krye të kampionatit, me 1 pikë më shumë se Liverpool. Ndërkohë me këtë humbje, Tottenham që ka siguruar gjysmëfinalet e “Champions league”, rrezikon të humbasë vendin e tretë në kampionat.

Skuadra londineze është në kuotën e 67 pikëve, 1 më shumë se Arsenal i vendit të katërt dhe 3 më shumë se United, dy skuadra që ende nuk e kanë zhvilluar ndeshjen e javës së 34.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Asma po vdes', 'The Telegraph': Gruas së Bashar al-Assad i është rikthyer leuçemia, mjekët në Moskë i kanë thënë pak shanse për shërim

'Asma po vdes', 'The Telegraph': Gruas së Bashar al-Assad i është rikthyer leuçemia, mjekët në Moskë i kanë thënë pak shanse për shërim