Manchester City humb trofeun e parë në Angli, kupa i shkon Licesterit.
Guardiolën nuk e ndihmoi as blerja super e shtrenjtë e Grilish për 117 milionë euro. Leicester ka fituar në finalen madhet të Superkupës së Anglisë, ose siç njihet ndryshe “Community Shield”.
City ishte fituese e titullit, ndërsa Licesteri fituese e FA Cup.
Licesteri ka fituar me rezultat minimal 1-0.
Ishte sulmuesi Kelechi Iheanacho i cili shënoi nga penalltia në minutën e 89 që u shkaktua nga Nathan Ake. City u mundua ta barazojë rezultatin, por pa sukses, pasi Leicesteri e mbajti epërsinë dhe fitoi në fund 1-0 për të fituar edhe Superkupën e Anglisë.