Dy ndeshjet e së dielës në Premier League kanë dhuruar gola dhe spektakël. Manchester City shpartalloi Southampton 6-1 duke vijuar i qetë kryesimin e kampionatit, ndërsa Chelsea ruan vendin e dytë me pikë të barabarta me Liverpool, pasi mundi 3 - 1 Crystal Palace.
Në Itali, Lazio mposhti me poker Spalin, po ashtu edhe Torino ekipin e Sampdorias me të njëjtin rezultat 4-1. Ndërsa fitore arritën edhe Sassuolo me Atalantën.
Pas javës së 11 në kampionatin italian, Juventus kryeson me 31 pikë, ndërsa ndiqet nga Inter dhe Napoli me nga 25 pikë.








Komente
Komento