Manchester City nuk fal, mposht me lehtësi West Ham

Manchester City nuk fal, mposht me lehtësi West Ham

Nga sfida e sotme Manchester City West Ham

Edhe pse Manchester City është shpallur kampion, djemtë e Pep Guardiolas vazhdojnë të fitojnë në Premier League, kur mbeten edhe 3 javë nga fundi.

City ka marrë fitoren e radhës në Stadiumin Olimpik të Londrës teksa ka mposhtur 4-1 West Ham.

Miqtë kanë gjetur menjëherë golin e avantazhit falë një goditjeje të Sane nga distance, e cila devijohet nga Evra përpara se të përfundojë në rrjetë.

Pak më pas ishte autogoli i ish-it Zabaleta ai që dyfishoi rezultatin për Qytetarët. Por në fund të pjesës së parë Cresswell ka ekzekutuar në mënyrë të përsosur një goditje dënimi, duke ringjallur shpresat për një rezultat pozitiv të Hammers.

Pas pushimit golat e brazilianëve Jesus dhe Fernandinho kanë vulosur fitoren e 30-të në Premier League nga 35 ndeshje.

Një shifër e frikshme për Manchester City-n që ka shënuar edhe 102 gola në kampionat këtë sezon. Synimi është kapja e 100 pikëve, mjaftojnë 2 fitore dhe 1 barazim.

Ndërsa West Ham mbetet në luftën për mbijetesë, teksa është vetëm tri pikë larg një vendi që do t’i zbriste një kategori më poshtë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Aksioni i policisë me urdhër të SPAK/ 43 urdhër arreste, përfshirë Avdylajt, Valter dhe Durim Bamin

Aksioni i policisë me urdhër të SPAK/ 43 urdhër arreste, përfshirë Avdylajt, Valter dhe Durim Bamin