Manchester City nuk njeh blof në Premier, Roma në çerekfinalet e Kupës

Manchester City nuk njeh blof në Premier, Roma në çerekfinalet e Kupës

Gabriel Jesus shënon me penallti

Manchester City-t i mjafton më pak se një pjesë lojë për të hedhur në tapet Wolverhampton dhe t’i qëndrojë pas Liverpoolit në 4 pikë distancë. Skenën e merr braziliani Gabriel Jesus që në 45 minutat e para shënon dy herë. Sulmuesi realizoi në minutat 10 dhe 39-të ndërsa Wolves që prej minutës së 20-të luajti me një lojtar më pak pas ndëshkimit të Boly me karton të kuq.

Në fraksionin e dytë djemtë e Pep Guardiolës menaxhojnë avantazhin dhe shënojnë edhe golin e tretë pasi Coady e dërgon topin në portën e tij. City mposht Wolves 3-0 në ndeshjen e fundit të javës së 22-të dhe mbetet 4 pikë larg Liverpoolit kryesues.

Fiorentina-Roma dhe Juventus-Atalanta janë dy çiftet e tjera çerekfinaliste të Kupës së Italisë. Roma mposhti mbrëmë Virtus Entella 4-0 ku protagonist kryesor ishte Patrick Schick që shënoi dygolësh. Sulmuesi nga Republika Çeke tundi rrjetën në fillim të dy pjesëve. Nga një gol shënuan edhe Ivan Marcano dhe Javier Pastore. Në çerekfinale kaloi edhe Atalanta që mundi 2-0 Cagliari-n në Sardenjë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë