Manchester City i ka dhënë leksion futbolli Chelsea-s në “Premier League” pasi e ka poshtëruar me rezultatin 6-0. Në “Etihad Stadium” festivali I golave nisi që në minutën e 4-r me Rahem Sterling, i cili nuk e pati të vështirë për të zhbllokuar shifrat. Chelsea nuk e merr veten nga ky moment dhe pas pak çastesh Aguerro i ‘shastis’ me një supergol nga jashtë zone. Tre minuta pas këtij episodi ishte sërish argjentinasi ai që i dërgoi shifrat në 3-0. Para se të mbyllej pjesa e parë gjurmën e tij do ta linte edhe Gundogan.
Ndryshe nga se pritej, edhe në fraksionin e dytë të lojës Chelsea i Sarri-t nuk reagon, por për më tepër pëson edhe dy gola të tjerë. Aguerro me penallti plotësoi tripletën personale ndërsa edhe Stërling realizoi ‘dopietë’.
Me këtë fitore City merr përkohësisht vendin e par, me pikë të barabarta me Liverpool që ka një ndeshje më shumë për të zhvilluar, ndërsa Chelsea zbret në vendin e 6 duke I hapur krahun United për zonën ”Champions”. Sfida tjetër e ditës së sotme në “Premier League” mes Tottenham dhe Leicester ka përfunduar me shifrat 3-1.